STOP-EMISIONI 39(SEZONI 6) 29 Tetor 2020-Konkursi i paracaktuar te Shkencat e Natyrës, kriteret i përshtaten kandidates.

Në redaksinë e emisionit “Stop” ka mbërritur një denoncim për një konkurs me rezultat të paracaktuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Konkursi u zhvillua për herë të parë në vitin 2019, për një pozicion pune si pedagog me kohë të plotë në Departamentin e Matematikës. Kriteret u vunë në mënyrë të tillë, që t’i plotësonte vetëm një kandidat dhe kështu fituesi u paracaktua.Fituese u shpall zonja Tedis Rama, por ish-Rektori i UT, Mynyr Koni, konstatoi shkelje të procedurës dhe anulloi konkursin bashkë me fituesen e shpallur.Konkursi u rihap dhe kriteret u rishkruan në përputhje me cilësitë e zonjës Rama.Stop pati një takim me Dekanin e FSHN -se Spiro Dushku, per kete problematike por ai mohon ditën për diell ndryshimin e kritereve dhe përshtatjen e tyre enkas për kandidaten Tedis Rama. Dhe sic u paralajmërua, kjo e fundit u shapll sërish fituese në konkursin e ribërë.

Gjatë një debati në parlament, ministri i brendshëm Sandër Lleshaj iu drejtua deputeti Myslim Murrizi me fjalët: polic ke qenë e polic kë mbetur!Deputeti i opozitës së re Halit Valteri, tha, se covidi është një sëmundje reale dhe ata që e mohojnë, të mos hanë kot atë, që nuk thuhet.Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, kreu i PD-së Lulzim Basha u tha përfaqësuesve të mediave, që të ngrejë dorën, kush nuk ka dëgjuar infektim apo vdekje të paraportuar për covid 19.Një eurodeputet francez ka hyrë në grevë urie për menaxhimin e fondeve të covid 19.Në Tiranë raportohet, se një grua është shoqëruar në polici, pasi ka qeshur me fjalën e kryeministrit Rama gjatë një aktiviteti publik.

Qeveria ka njoftuar së fundi rritjen e pagës për arsimtarët.Por një mësues denoncon në “Stop” faktin, se në muajin korrik, i është nënshtruar provimit të kualifikimit 5 ose 10-vjecar dhe sipas rregullit, duhet të merrte 10% shtim page. Por ai thotë, se që nga korriku deri më sot nuk e ka marrë këtë shtesë. Mësuesi tregon, se ka edhe bashkëshorten në këtë profesion dhe dëmi financiar për familjen e tyre, është i konsiderueshëm.Për këtë problematikë, iu drejtuam Zyrës Arsimore Tiranë, konkretisht Zyrës së financës, ku punonjëset thonë, se

nuk është kompetenca e tyre, pasi atyre nuk u ka ardhur një përgjigje nga QSHA-ja,as lista dhe as certifikata, për të ekzekutuar pagesat.Më pas gazetarja e “Stop”komunikon me një specialist të MAS, i cili shprehet, se do të interesohet dhe do ta zgjidhë sa më shpejt rastin. Dhe pas interesimit të “Stop”, ky rast u zgjidh.Sulejman Keta, Drejtor i kurrikulave pranë DAR Tiranë, shprehet, se përqindja e kualifikimit do t’u kalojë mësuesve me pagën e tetorit.

Të Fundit