STOP – EMISIONI 39 – Stop
STOP

STOP – EMISIONI 39

AKU reagon për cokollatat “plastike”!

Një ditë pasi emisioni Stop transmetoi një vëzhgim mbi shitjen e cokollatave Mars, Snikers dhe Milky Ëay, pasi ato u terhoqën nga 55 shtete të botës, reagoi AKU. Agjensia e mbrojtjes së konsumatorit kërkoi heqjen nga tregu të këtij produkti, me datë skadence nga 19 qershori 2016 deri në 8 janar 2016. Më pas trajtohet një kallzim i KLSH-së për drejtorin e ARRSH-së, dhe një kujtesë që Stop ka sjellë për këtë problematikë.

Kafaraj, karrierë me diplomë false!

Protagonisti i kësaj pjese të programit ka bërë shkollën e lartë duke e pasur diplomën e shkollës së mesme të falsifikuar. Gjatë verifikimit, drejtori Pëllumb Troka, ka mohuar që të jete firma e tij në certifikim. Ndërsa drejtori i DAR-Fier,Shkëlqim Arkaj përgjigjet se nuk ka dijeni.

Rama në Kafaraj për përmbytjet dhe luleshtrydhet!

Kryeministri Rama ishte dje pasdite në fshatin Kafaraj ku foli për përmbytjet e një viti më parë. Ai kujtoi, se kishte deklaruar se nuk do të zhdukej kur të dilte dielli. Më pas Rama tha, se luleshtrydhet e prodhuara në serat e Kafarajt, janë më të mira se reforma në drejtësi, por ambasadori Lu ndërhyri duke thënë : të dyja të mira. Më pas, detaje pikante nga “lufta me vezë” në sallën e parlamentit”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *