STOP-EMISIONI 39 (Sezoni 9) 26 Tetor 2023- “Kush e di ku i ke marre, sterile jane” mbetjet spitalore ne kazanin e lagjes.

Dias ditë më parë treguam me video, sesi në fshatin Shezë të Peqinit, në oborrin e kopshtit, digjeshin mbetje spitalore të rrezikshme, të prodhuara nga qëndra shëndetësore. Mësuesja dhe prindërit e fëmijëve na pohuan, se këto mbetje vinin nga qëndra e re, që ndodhet përballë kopshtit dhe infermierët i vinin flakën, në shkelje të ligjit. Menjëherë pas transmetimit tonë, specialistët për Hetimin e Krimeve, Peqin kryen veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale dhe materialet kaluan në Prokurori, duke nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Sh., 38 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i firmës private përgjegjëse për menaxhimin e këtyre mbetjeve.Sot një situatë e tillë përsëritet në Tiranë. Sipas denoncimit të mbërritur në redaksi, qendra shëndetsore e Shkozës depoziton mbetje të rrezikshme në koshin e mbetjeve urbane, që ndodhet shumë pranë këtij institucioni.

Drejtori i qendrës shëndetsore Shkozë nuk pranon, se mbetjet spitalore të kësaj qendre, hidhen në kazanin e mbetjeve të lagjes. Por në prani të tij, ne shohim dhe i tregojmë një qese mbetjesh të rrezikshme, që ishte bërë gati për t’u hedhur.Rastin ia përcollëm edhe Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, i cili u përgjigj, se pas pas kontrollit, shkresat e qendrës shëndetsore janë në rregull, ndërsa për hetimin në terren, ata nuk kanë përgjegjësi.

Një video në Trastevere të Romës, tregon, sesi reagojnë qytetarët ndaj një parkimi të gabuar, që pengon qarkullimin.Ata e kanë ngritur dhe e kanë përmbysur makinën, si formë ndëshkimi për shkeljen e rregullave.

Të Fundit