STOP-EMISIONI 38(SEZONI 8) 26 Tetor 2022-Firma Kurum nuk i jep borxhin punojesit, e rreh, e ben per spital.

Ndricim Muça denoncon në “Stop” firmën Kurum, e cila i detyrohet 63 milionë lekë të vjetra. Historia fillon në vitin 2015, kur Ndricimit, aso kohe punonjës sigurie në këtë kompani, iu ofrua, që të hapte një firmë private sigurie, për t’i shërbyer Kurumit. Por pronari i kompanisë së huaj i kërkoi Ndricimit, që për shkak të problemeve financiare, fitimin ta arkëtonte tek “Kurum” me fatura, për t’i marrë paratë në një moment tjetër. Pas 6 vitesh “Kurum”, jo vetëm mohon borxhin, por edhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj Ndricimit dhe djalit të tij brenda ambienteve të biznesit.Gjatë një bisede telefonike arkëtarja e kompanisë, Gerta Hamati, pranon që Ndricim Muça ka depozituar rregullisht fitimet e veta në llogarinë e Kurumit.Nga ana tjetër juristja e Kurum Valbona Koçi, shantazhon Ndricimin, duke i thënë, se do të bëjë cmos nëpër gjykata dhe prokurori, që ai të mos fitojë asnjë cështje ndaj kompanisë borxhlie.Për t’i vënë kapakun kësaj situate, në një tjetër audio-regjistrim, shefi i Financës në Kurum, Arjan Rama mëson punonjësit e sigurisë, që kur të vijë kontrolli tatimor, t’i vonojë e t’i nisë tek ai.

Kreu i Partisë së Lirisë, Meta ishte sot në selinë blu, pas së cilës mbajti dhe një konferencë për shtyp. Gjatë fjalës së tij me gazetarët, Meta e quajti disa herë Lulzim Bashën me emrin Clareta Petaci. Kjo e fundit njihet si dashnorja e Mussolinit. E vrarë nga partizanët.

Plot një javë pas transmetimit të dëshmisë së tmerrshme të të miturit të Shtëpisë së fëmijës Sarandë, ka dhënë dorëheqjen drejtoresha e këtij institucioni Stela Doko. Kjo lëvizje vjen, pasi bashkia e drejtuar nga Adrian Gurma, i quajti të pandodhura aktet e pretenduara për keqtrajtim. Por dorëheqja e drejtoreshës, e bën edhe bashkinë e Sarandës të gëlltisë të pëgërat e veta.Bllofin e bashkisë, që tentoi të mbulojë ngjarjen, e përforcuan edhe masat e policisë së Vlorës, të mërkurën e kaluar.Materialet u referuan në prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetaset Stela Dako, 58 vjeçe, me detyrë drejtoreshë e shtëpisë së fëmijës “Vangjel Pula” dhe Raviola Beqiraj, 29 vjeçe, me detyrë psikologe në këtë institucion, për veprat “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Keqtrajtimi i të miturit”.

Gjithashtu, Drejtori i Policisë Vlorë pezulloi nga detyra punonjësin e Policisë, Alfred Shumbuli, oficer i Patrullës në Komisariatin e Policisë Delvinë. Ndaj këtij të fundit nisi edhe hetimi disiplinor. “Stop” jep sot edhe pamje të ambienteve të brendshme të shtëpisë së fëmijës në Sarandë.

Të Fundit