STOP – EMISIONI 38 – Stop
STOP

STOP – EMISIONI 38

Ministrit Beqja i mbaron koha!

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, ka qenë i ftuar në studion e Zërit të Amerikës në Washington. Këmbënguljes së gazetares për koncensionet Ilir Beqja iu shmang, gjë që coi në reagimin e saj, duke mbylluar intervistën. Vec kësaj, ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, në një aktivitet për zhvillimin bujqësor e ka mbyllur fjalën e tij me shprehjen: sa herë të shoh dele, do më kujtoheni ju.

Në Shënvlash, ku ndotja ka krijuar re të përjetshme!

Në këtë pjesë të emisionit trajtohet ndotja në zonën e Shënavlashit për shkak të firmës Rametal SHPK.Gazetarët e Stop vëzhgojnë situatën e mjedisit, filmojnë punën në fabrikë dhe si përfundim kryeinspektori i ARM Durrës, Jurgen Hoxha, gjobit firmën në fjalë.

Cokollatat Mars e Snikers lirisht në tregun shqiptar! 

Në 55 shtete të botës prodhuesi kryesor tërheq nga tregu cokollatat Mars, Snikers dhe Milky Way, që kanë datë skadence nga 19 qershori 2016 deri në 8 janar 2017. Kjo pasi një konsumatore gjeti një copë plastike të kuqe në cokollatë. Një vëzhgim i STOP në të paktën 8 pika shitjeje tregon, se në tregun shqiptar cokollatat me këtë kohë-skandence shiten lirshëm.

Previous ArticleNext Article

2 Comments

Lini një Përgjigje te XRumerTest Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *