Bashkim Elbasani, nga lagjia “Pavarësia” në Vlorë denoncon në Stop, se bashkia e qytetit i ka dhunuar dhe marrë pronën, pasi ai jeton në Francë.Komshinjtë në Vlorë e kanë njoftuar, se në vend të baces së tij po bëhet rrugë. Bëhet fjalë për 150 metra katrorë pronë me dokumenta të rregullta.Bashkim Elbasani është interesuar në bashki, IMT, ka bërë kallzim në polici dhe cështja ka vajtur edhe në prokurori.Më pas i shkroi dhe bashkëqeverisjes me qytetarët, por edne asgje, vec përgjigjes, që muri duhet të kthehet aty ku ishte. Shpresa e vetme i mbeti “Stop”-i.Gazetarja e emisionit, “iu qep” zyrtarëve të bashkisë, derisa mori përgjigjen, se punimet u pezulluan dhe muri do të shkojë në vend brenda javës.
Procedim Lulzim Bashës/Rama reklamon portalin e tij.
“Stop” ka mësuar, se në datën 19 tetor është regjistruar procedimi penal, me të dyshuar Lulzim Bashën, me numër 5607 për “tregtim të sekretit shtetëror”, parashikuar nga neni 294 i kushtetutës.Për këtë arsye, kërkohet të merren shpjegime nga zoti Basha.Kryeministri Rama mbajti si cdo të mërkurë takimin më koordinatorët e bashkëqeverisjes. Në një sallë të mbushur plot me punonjës dhe vetëm pak qytetarë, që kishin zgjidhur problemin, Rama zbatoi ritualin e shoë-t të së mërkurës, duke sulmuar mediat e reklamuar platformën e bashkëqeverisjes.
AKU: Pas emisionit Stop nis puna për standardizimin e ngarkesës bakteriale.
Një ditë më parë “Stop” transmetoi rezultatin skandaloz të analizave të qumshtit dhe nënprodukteve të tij, të cilat kishin superngarkesë bakteriale dhe koliforme. Sot gazetari i “Stop” iu drejtua AKU-së dhe përgjegjësja e sektorit të koordinimit dhe shërbimit të laboratorëve, Ira Allkoshaj, tha, se pas transmetimit të emisionit, do të nisë përcaktimi i ngarkesës bakteriale për qumështin e pasterizuar, pasi deri tani analizat bëhen vetëm për qumshtin e freskët.Edhe ngarkesa e koliformës do të vihet tani si standard.