STOP-EMISIONI 37 (Sezoni 9) 24 Tetor 2023-“Per ate Zot jam zhyt 9800 euro”, mashtruesja premton pune e pasaporta bullgare.

Një zonjë e drejtuar në redaksinë tonë, tregon, se në janar 2023, fillon t’i japë shuma me euro Lumturie Gjanës, mësueses së kuzhinës në qendrën e kurseve Akpa. Deri tani ajo ka dhënë 8850 euro me premtimin, se Lumturia do t’i pajisë dy fëmijët e saj me pasaporta bullgare. Eurot u morën dhe pasaportat nuk u bënë kurrë.Një tjetër premtim, për të cilin Lumturia është paguar 300 mijë lekë të vjetra, është, se do ta fuste zonjën në punë si ndihmëskuzhiniere në një kopsht apo cerdhe.As ky premtim nuk u mbajt.Tani zonja kërkon paratë mbrapsht, por Lumturia prej 9 muajsh e mashtron, duke i thënë gjithmonë, se do t’ia japë të hënën.

Presidenti Bajram Begaj ka qenë këto ditë për një vizitë zyrtare në Kalabri, ku është pritur me këngë e valle shqip nga komuniteti arbëresh.Papa ka dhënë një mesazh të vecantë për të rinjtë shqiptarë, duke kërkuar, që ta duan atdheun e të kontribuojnë për të, pasi atdheu ka nevojë për të rinjtë.

Valentina Becoku është drejtuar në redaksinë tonë dhe tregon, se është martuar në vitin 1987 dhe nga kjo martesë ka 4 fëmijë. Pasi jetuan me familjen në një fshat të Korcës, erdhën në Tiranë dhe të dy ndërtuan shtëpi. Në vitin 2000 u ndanë, por zonja pretendon, se nuk e ka zgjidhur martesën me divorc. Ish- bashkëshorti e ka dhënë shtëpinë për pallat dhe zonja pretendon, se nuk i ka dhënë pjesë. I është drejtuar gjykatës për pjesëtimin e pasurisë. Ndërkohë ka marrë një certifikatë trungu familjar dhe në këtë certifikatë bashkëshortja e dytë rezulton, sikur është nusja e djalit dhe fëmija i dytë i bashkëshortit, rezulton sikur është nipi.Ne u drejtuam në zyrën e gjendjes civile në njësinë nr. 6 dhe punonjësja pranoi, se është një gabim i saj.Me lehtësinë më të madhe ajo tha, se kjo është një gjë, që rregullohet dhe se gjykata e kupton, se është bërë lapsus.

Të Fundit