Emisioni “Stop” i rikthehet cështjes së sigurisë së ushqimeve, që konsumojmë cdo ditë.Në shumë prej marketeve të kryeqytetit, blemë akullore e bozë dhe vendosëm t’u bëjmë analizat. Fillimisht iu drejtuam ASHR-së si institucioni, që me paratë e taksave tona, duhet të na përgjigjet. Por pas refuzimit, iu drejtuam një laboratori privat, SCA në Sauk, i akredituar nga DPA, për të tilla analiza dhe që drejtohet nga Sokol Abazi.Rezultati i analizave ishte i frikshëm: ngarkesa bakteriale të mëdha, madje edhe koliformë, ose fekale.
Rames i prishet festa dhe alarmi i kompanise per konservat e tonit!
Në një takim me nxënësit e ekselencës, kryeministri Rama u përball me revoltën e disave, të cilët i nxorri jashtë, duke kërkuar ndihmën e shoqëruesve.Në një artikull të mediave italiane bëhet me dije, se kompania ka vendosur tërheqjen e një serie të konservave të peshkut tono mareblu, për shkak të një problemi me paketimin, që mund të kompromentojë cilësinë e produktit. Por në Shqipëri, një alarm i tillë, nuk është njoftuar e sigurisht ky produkt nuk është tërhequr.
Qumeshti dhe nenproduktet e tij, lista e “zeze” me ngarkesa bakteriale!
Pas akullores dhe bozës, “Stop” iu drejtua laboratorit privat SCA në Sauk edhe për analizat e qumështit, kosit, e dhallës. Sërish përfundimet ishin shokuese.Në 5 produkte kishte ngarkesë koliforme,ndërsa në 13 të tjera kishte ngarkesa bakteriale nga 1 milionë në 130 milionë.Por absurdi vazhdon, pasi Ministria e Bujqësisë, nuk ka norma bakteriale të lejuara, tejkalimi i të cilave, do të quhej shkelje.Ndaj ne i krahasuam vlerat e gjetura me normat në shtetin fqinj, Itali.