STOP – EMISIONI 33 (SEZONI 2)

Sërish zgjedhje në Kolonjë, por pishat po bien në rrugën Tiranë-Elbasan.
E majta prezantoi sot në Kolonjë kandidatin për kryetar bashkie, mjekun Ilia Stefo. Ky i fundit duke ftuar kryeministrin në foltoren e aktivitetit iu referua Ramës në gjininë femërore.Në aksin nacional Tiranë-Elbasan pishat janë në prag të rrëzimit, duke u shndërruar në rrezik për qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve. Drejtori i administrimit te pyjeve dhe kullotave në agjensinë e parqeve dhe rekreacionit Redion Catri thotë, se do të ndërhyhet menjëherë.

Dy raste dhune të denoncuara në “Stop”, por polica bën sehir.
Natasha Perleka nga Lezha denoncon në “Stop”, faktin se është rrahur nga një person, të cilit po i kërkonte borxhin që i kish dhënë. Por edhe pse u përpoq të bënte denoncim në policinë e Lezhës,kjo e fundit, nuk ia regjistroi. E shoqëruar nga gazetarja e emisionit, në policinë e Tiranës i bëjnë të mundur regjistrimin e denoncimit. Një i moshuar dëshmon, se është dhunuar nga Dritan Velija. Por policia as në këtë rast nuk vepron, pasi i akuzuari është vëllai i administratorit të Bërxhitës Refik Velija.

Rasti 1

Çfarë problemi ke pasur?
Natasha Përleka: Kam pasur një ngatërresë me dy persona atje, me Saimir Dedgjonin dhe Tonin Dedgjonin.
Për çfarë arsye, pse e ke pasur këtë ngatërresë?
Natasha Përleka: Ju kam pas dhënë disa lekë borxh më përpara, edhe gjithnjë ua kam kërkuar lekët e mia. Shkova tek shtëpia për t’i kërkuar benë babait të tij, djali më kapi telefonin dhe e theu, më gjuajti dy tre herë me shkelma, doli Tonini vetë e më kapi me shkelma e grushte, çfarë s’më ka bërë. Njëherë më ka përplasur me makinë. Atëherë u drejtova tek policia e Lezhës, kjo polici më ka çuar deri tek spitali, më çoi tek doktori mjeko-ligjor. Ai tha mjekoi fytyrën se e kisha të enjtur dhe për mua tani është e gatshme për të shkuar tek shtëpia se nuk ka asgjë. Policia nuk e ka pranuar denoncimin duke heshtur për këtë punë.
Çfarë lidhje keni ju me këto persona?
Natasha Përleka:  Asnjë lloji lidhje, kurgjë, vetëm se njihemi se ai është shofer i furgonit ku më ka çuar tek puna ku kam punuar.”
Ku punoni?
Natasha Përleka: Në Shëngjin të Lezhës.
Keni shenja të tjera në trup?
Natasha Përleka: Kam edhe mbrapa shpinës, më dhemb edhe këtu përpara shumë.

Pas denoncimit në “STOP” të Natashës, stafi i emisionit iu drejtua policisë së kryeqytetit për të bërë denoncimin e saj.

Duam të bëjmë një denoncim, zonja.
Policja: Hajdeni.
Natasha Përleka: Unë kam pasur një ngatërresë para 3 vjetësh, i kam pas dhënë 500 mijë lekë shoferit të furgonit. Unë i kam dalë përpara atij për t’i kërkuar 500 mijë lekëshin, më ka goditur vetë me makinë edhe ka ardhur ambulanca më ka marrë, më ka çuar tek spitali edhe atje kanë bërë letrat, as nuk e kanë futur hiç brenda.
Policja: Po këtë herë çfarë ndodhi?
Natasha Përleka: Kurse këtë herë, pardje, kam shkuar unë se pas kësaj punës së besë kam shkuar për të folur tek shtëpia e atij për të folur me babain e tij. Kam qenë tek dera e portës, duke folur me gjyshin e atij djalit. Ka ardhur ky djali me makinë më ka marrë telefonin nga dora, e ka thyer dhe ka filluar të më godasë në shkelma në grushte, çfarë s’ka bërë.
Policja: Më dëgjo mua. Unë do të thërras një specialist të zyrës së ankesave dhe do të vijë t’ju dëgjojë.
Sapo dole nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, çfarë të thanë aty, e bëre denoncimin?
Natasha Përleka: Po. Më thanë shko bëj kontrollet tek spitali, mund të shkosh tek policia e Lezhës, më dha numrin e telefonit dhe më tha do të më marrësh mua në telefon dhe do të fus që të takohesh direkt me të, unë i kam bërë letrat të gjitha gati për t’ja çuar drejtorit të përgjithshëm të shtetit.
Ti mbarove punë, bëre të gjithë denoncimin këtu?
Natasha Përleka: Po.

 

Rasti 2

Ruzhdi Dapi para mikrofonit të “STOP” denoncon dhunën e ushtruar ndaj babait të tij, sipas tij nga një person me probleme të shëndetit mendor.

Ka ndodhur një ngjarje e rëndë, është goditur babai juaj me sende të forta në fytyrë, si ka ndodhur dhe nga kush është goditur?
Ruzhdi Dapi: 
Kjo ndodhi para një jave, u godit nga komshiu që kemi pranë. Ne nuk kemi asnjë konflikt personal me të, kjo na shtyn të mendojmë se ky është me të meta mendore. Ka patur ankesa edhe nga banorë të tjerë të fshatit, mirëpo i vëllai e ka ndihmuar, ai e dëmton me këtë rast, duhet ta ndjekë me ilaçe me rrugët siç i ka shteti, mirëpo ai bën të kundërtën. Ne menduam se kishim të bënim me një me të meta mendore, por na doli gjithë familja budallenj. Shteti duhet ti ndjekë këto gjëra se po na tmerrohen fëmijët, nuk jemi të qetë në familjen tonë. Ne kërkojmë ta bëjmë publike këtë gjë që të parandalohen këto se nesër mund të na vrasë ndonjë fëmijë, kush do të përgjigjet?
Xhemal Dapi, denoncues: Ishte ora 12:30 i foli, i tha hajde këtu.
Kush?
Xhemal Dapi, denoncues: Ai që e vrau, Tan Velija. Ky shkoi, ai e priti me tub.
E goditi me tub hekuri?
Xhemal Dapi, denoncues: Po me tub hekuri, 3 metra e ca i gjatë.

 

Përmbarim privat apo zyrë mashtrimi?!
Rudina Toska, është një qytetare, e cila denoncon në “Stop” një rast të paprecedent me një studio përmbarimi. Pasi u largua nga Ministria e Shëndetësisë, fitoi të drejtën e dëmshpërblimit nga ky dikaster. Për të ekzekutuar vendimin e shlyerjes së parave, lidhi kontratë me studion e përmbarimit “Dominus”. Por rastësisht, Rudina mëson nga sigurimet shoqërore, se për rastin e saj janë disbursuar nga thesari i shtetit 31 milionë lekë, shumë që ka përfunduar për llogari për zyrës përmbarimore.Në këtë moment nis një kalvar denoncimesh dhe ankimesh dhe krimi ekonomik ndalon bashkëshortët që kanë zyrën, ndërsa ministri i drejtësisë u pezullon atyre licensën. Në mënyrë të cuditshmë prokuroria e Tiranës mbyll cështjen, duke hedhur poshtë qëndrimin e krimit ekonomik dhe ministrit të drejtësisë…!

Kronika e plotë:

“Historia ime fillon në vitin 2010. Pasi kaloi shumë kohë duke firmosur, duke vulosur, duke hequr, duke shtuar në dosjen përmbarimore dhe unë nuk pashë ndonjë të ardhur, unë aksidentalisht ndodhem në zyrën e “Sigurimeve Shoqërore”  dhe bëj një pyetje shumë të thjeshtë, sepse ndërkohë që diskutohet marrja e pagës, përmbaruesi gjithmonë kur bënte llogaritë thoshte: “minus sigurimet shoqërore”.  

Unë pyes punonjësen e sigurimeve: “Nëqoftëse paguhen pagat, mbahen sigurimet?”

Edhe ajo më thotë: – ti mund ta shikosh tek Thesari dhe nuk mbahet asnjë sigurim, paga kalon neto. Atëherë i drejtohem Thesarit me bindje të plotë që nuk kishte kaluar asnjë  lek dhe marr vesh e shokohem tek Thesari, sepse ky i fundit kishte kaluar rregullisht në numrin e llogarisë të shoqërisë përmbarimore “Dominus”, për Rudina Toskën, pra  të gjitha shumat kishin kaluar rregullisht.”

Më pas Rudina Toska në lidhje me këtë ngjarje bëri një denoncim!

“Pas shumë tratativash që këtë çështje ne ta zgjidhnim në mënyrë civile, ashtu siç edhe e nisëm  dhe duke parë që ishte e pamundur,  sepse filluan edhe shantazhet  nga ana e tyre, me njohje, me njerëz që i kishim të përbashkët, atëherë unë vendos që t’i drejtohem gjykatës së rrethit me një padi. Menjëherë pasi zyra përmbarimore njoftohet, i shkon fletë-thirrja për gjyq.  Unë njoftohem nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, Komisariati i Policisë nr. ,3 se në emrin tim ishte bërë një kallëzim penal. Në datën 9 prill është depozituar padia në gjykatën e rrethit Tiranë dhe në datën 20 prill është bërë një kallëzim për vepër penale të vjedhjes së procesverbaleve. Në dritë dalin dy procesverbalë, të cilët unë ia paskam vjedhur zotit Shutina, në zyrë dhe në këto procesverbalë, vërtetohet që unë i kam marrë mjetet monetare. Për procesverbalet unë dëgjoj pas tetë muajsh në gjykatë, në seancë gjyqësore, që zoti Muharrem Shutina i kishte gjetur dy procesverbalet,  për të cilët mua më kallëzoi penalisht.”

Ish punonjësa e Ministrisë së Shëndetësisë nëpëmjet një ankese drejtuar Krimit Ekonomik dhe me një email Ylli Manjanit, Ministrit të Drejtësisë, i cili pa e parë kurrë Rudinën, ngre një grup kontrolli dhe i heq liçensën “Dominus”.

Të Fundit