Një ditë më parë transmetuam rastin e një stomatologu në Fier, që i hoqi nervat e dhëmbëve një pacienteje, që kërkoi të mjekohej për mishrat e dhëmbëve. Sot një tjetër rast ka shkuar edhe më në ekstrem. Griselda Culi tregon, se u kthye nga Greqia, ku punon dhe iu drejtua klinikës “T3” në Cërrik, për bërë dhëmbët e sipërme.Pasi ranë dakord për procedurën dhe pagesën, nisi dhe kalvari i vuajtjeve për Griseldën.Në fillim cifti i dentistëve Fationa dhe Tonet Sulce i hoqën Griseldës të gjithë dhëmbët e sipërm. Më pas, kur duhet të bënin dhëmbët e porcelanit, i morën paratë e heqjes dhe e përzunë, me pretendimin, se ajo ka folur keq për dy bashkëshortët.Griselda tregon, se u drejtua tek 2 dentistë, por nuk e morën përsipër, sepse ishin hequr shumë dhëmbë dhe nuk ka ku të mbahet ura e porcelanit. Në këto kushte, qytetarja i drejtohet sërish klinikës dentare “T3”, ku merr të njejtën përgjigje, se nuk do ia bëjnë dhëmbët.
Sot në Tiranë ishte për një vizitë zyrtare ministri i jashtëm grek Niko Dendias dhe kjo vizitë u shoqërua me protesta e tensione nga partia came dhe shoqata Camëria.Presidenti i republikës Ilir Meta u pyet dje për një deklaratë të kreut të opozitës Lulzim Basha, dhe Meta u përgjigj duke thënë, se ai duhet të deklarojë, se është peng, sic bëri ish presidenti boshnjak Ilija Izetbegovic.Por pasi deklarata e Metës bëri bujë për shkak të një carjeje Meta-Basha, zëdhënësi i kreut të shtetit, Tedi Blushi, shkroi në facebook, se thënia për pengun i referohej kryeministrit Rama.
Pas qytetares, edhe gazetarja e emisionit “Stop” intersohet pranë klinikës “T3” në Cërrik, për dhëmbët e qytetares Griselda Culi. Sërish e njëjta përgjigje: punimet nuk vazhdojnë, për arsye thashethemesh. Në këtë pikë iu drejtuam Urdhrit të Stomatologut për zonën Elbasan-Korcë, ku pas mbedhjes së kryesisë për të shqyrtuar rastin,u thirr edhe dentistja dhe u vendos, që të vazhdojë mjekimi për pacienten. Në fund të procedurës, USSH do të bëjë dhe kontroll për cilësinë e punës.