4 vjet më parë Ministria e Shëndetësisë nisi aplikimin e chek-up it për moshat 35-70 vjec.Programi i shumëdebatuar, po shoqërohet nga n jë tjetër skandal, që nga janari i vitit 2018.Mjekëve të familjes u është vënë një normë, për të përmbushur në planin e chek-upit, në të kundërt ata gjobiten.Vetë mjekët pohojnë, se kjo është e shkruar në kontratat e punës dhe mosplotësimi i normës, i rrezikon deri edhe vendin e punës.Gjithë kjo situatë është shkelje e kodit të punës, i cili nuk parashikon sanksione të tilla.
Elbasan, predha të rrezikshme buzë Shkumbinit, Stop zgjidh situatën.
Banorët e zonës së metalurgjikut, në Elbasan ankohen në “Stop” se buzë lumit Shkumbin janë hedhur materiale ushtarake e predha të rrezikshme. Kjo situatë, që të premten e kaluar.Gazetarja e emisionit njofton policinë e shtetit, e cila vjen dhe rrethon zonën, por për pastrimin e saj, duhet të vijë reparti xhenio. Pas disa telefonatave forcat xhenio mbërrijnë vetëm të hënën dhe pastrojnë zonën nga rreziku i predhave.
Sante Plus mbyllet në Kosovë e Maqedoni e hapet në Shqipëri?!
“Stop” ka mësuar nga burime të Ministrisë së Shëndetësisë, se spitali privat Sante Plus ka aplikuar për licensë në Shqipëri dhe ka gati infrastrukturën për këtë.Por në rajon, në Kosovë e Maqedoni, ky spital është mbyllur për mosplotësim standardesh.Nga ana tjetër, edhe pse pa marrë ende licensën, Sante Plus ka shpallur ofertat e trajtimeve në facebook, duke premtuar ndërhyrje dhe trajtime estetike.