STOP – EMISIONI 31 (SEZONI 3)

Rama “mbin” në ekran/pro dhe kundër maratonës së Tiranës.
Nën tingujt e të famshmes “Despacito”, këtë herë me cifteli, vjen kolazh i aktivitetit të fundjavës të kryeministrit Edi Rama. Disa portale kanë llogaritur, se në më pak se 24 orë, Rama ka dalë live në tv plot 285 minuta ose 4 orë e trecerekë. Të shtunën u zhvillua për të dytin vit rradhazi maratona e Tiranës. Renaldo ka zhvilluar intervista me humor me qytetarë e personazhe, që e mbështesin dhe argëtohen me këtë aktivitet. Por ka dhe një grup tjetër qytetarësh, që bllokimi i rrugëve u ka krijuar vështirësi në qarkullim dhe punët e tyre të ditës.

Skandali, efekti policor i rrëmben qytetares pronën te transballkanikja me kontratë fiktive.
Liza Lamcaj denoncon në “Stop” marrjen e dyqanit 140 m2 me vlerë 160 mijë euro nga efektivi i policisë Daut Bracaj.Ajo tregon, sesi e dha vilën 3-katëshe në zonën e rrugës transballkanike në Vlorë, për ndërtimin e një pallati.Dyqanin, që i takonte në bazë të kontratës, ia shiti zyrtarit të policisë Bracaj, që ishte dhe mik i ndërtuesit, ndaj dhe letrat u bënë sikur dyqani ishte paguar. Pasi priti plot 7 vjet, zonja Lamcaj iu drejua rrugës së gjyqësorit, për të marrë paratë e veta.Dy shkallët e gjyqësorit e konsiderojnë fiktive kontratën e shitjes së dyqanit dhe përmbaruesi Ylli Hysaj nis kthimin e dyqanit tek e zonja. Por efektivi policor e con sërish cështjen në gjyq dhë gjyqtarja Erila Cela, jep vendimin se Liza Lamcaj duhet t’i ktheje mbrapsht Daut Bracajt 160 mijë eurot, që nuk i pagoi kurrë.

Vajza e djegur apelon për ndihmë, “Stop” shpërndan krevatë ortopedikë.
Burbuqe Bica tregon në “Stop” historinë e saj të dhimbshme, që zuri fill në mars 2017.Vajza e tyre 15 vjecare, Elida u dogj, ndërsa përpiqej të ndizte zjarrin në shtëpi. Që nga ajo kohë, vajza ka kryer 8 ndërhyrje, por situata vijon të mbetet e rëndë për të.Burbuqja dhe Elida kërkojnë ndihmë për ndërhyrje të specializuar jashtë shtetit.Më pas shembuj të solidaritetit në “Stop”.Enkeleda Hoxha nga Lushnja kishtë kërkuar një krevat ortopedik për djalin e saj paraplegjik dhe emisioni “Stop” ia dërgoi atë.Një tjetër krevat iu dhurua Melina Shehut në Bërzhitë,për vajzën e saj, që u rrëzua ndërsa mblidhte bimë medicinale.

Të Fundit