STOP – EMISIONI 30 (SEZONI 4) 12 tetor 2018 Transferimi i “komisarit të drites”, Stop kthen ne pune Dritan Shallarin!

Dritan Shallari,prej 11 vjetësh mësues i gjuhës angleze në fshatin Grevë dhe shkollat Zhepë e Gurazez Skrapar,denoncon në “Stop” transferimin e tij arbitrar disa orë larg fshatit. Drejtoresha e shkollës e njoftoi, se duhet të shkonte në shkollën e Strafices dhe Barcit, por problemi është se shkollat, ku jepte mësim Dritani mbetën pa mësues anglishteje.Drejtoresha, Albana Bakiasi, tha, se për këtë ka folur me përgjegjësen e zyrës arsimore Engjellushe Nakuçi. Por kjo e fundit e mohoi këtë vendim dhe urdhëroi kthimin e Dritan Shallarit në vendin e punës.
Burgu Vlore, rikthen ne detyre punonjesin e hequr padrejtesisht!

Pak kohë më parë Instat e klasifikoi si dembele popullsinë e kryeqytetit.Renaldo ka realizuar intervista me humor me banorët e Tiranës, lidhur me këtë argument.Verën e shkuar “Stop” transmetoi rastin e Olsi Brahimaj, punonjës i burgut Vlorë, i pushuar pa të drejtë nga puna, për shkak të një zjarri të rënë në institucion.Rreth 4 muaj më pas, rikthehemi në këtë problematikë me zgjidhjen e rastit. Erlis Hereni, këshilltar i drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, bëri me dije, se komisioni i disiplinës vendosi kthimin në punë për Olsi Brahimaj.

Jete e re per familjen Murataj, Stop e Fundjava e bejne me shtepi!

Mëse një vit më parë, në shtator 2017, “Stop” transmetoi rastin e mjerimit dhe fatkeqësisë në familjen Murataj në Bruzmali në Krujës. “Stop”, “Fundjava ndryshe” dhe Emina Cunmulaj rikthehen në këtë familje me një shtëpi të re.Flutura me 5 fëmijët e saj dhe vjehrrin e verbër, janë vendosur tashmë në Valias të vjetër të Tiranës, duke u shpërngulur nga fshati i Krujës, ku jetonin.

Të Fundit