Erjon Fataj dhe Jetmir Mollanji janë pronarë të mjeteve motorrike, të vendosur në Gjirin e Orestit në Ksamil. Të pajisur me dokumentet e nevojshme, ata shtuan këtë verë edhe aktivitetet me banane dhe disko boat, gjë që i kanë pasqyruar edhe me nipte.Por Erjoni dhe Jetmiri tregojnë, se janë penguar nga policia kufitare, duke iu referuar një vkm-je 321 të vitit 2014. Në fakt kjo Vkm flet për parashuta, që nuk lejohen dhe jo për disco boat dhe banane, që tërhiqen nga mjeti lundrues.Nënprefekti i Sarandës, nen prefektit te sarandes Mirosh Birjani, u shpreh, se këto mjete nuk duhet të ndalohet, pasi Vkm-ja nuk përcakton ndalimin e tyre.Ndërsa në policinë e kufirit, kryekomisar Fadil Veli, tha, se do ta verifikojë situatën, pasi nuk ka dijeni për të.
Rikthehet platforma e bashkeqeverisjes/Meta “cmendet” nga gazetaret.
Kjo e mërkurë riktheu takimet e kryeministrit Rama me koordinatorët dhe qytetarët, që i janë drejtuar platformës së bashkëqeverisjes.Nuk munguan fjalitë pompoze, por edhe emocionet e qytetarëve, të cilët, pasi janë endur nëpër zyra, kanë provuar portalin qeveritar.Presidenti Meta, me anë të një statusi në facebook,u shpreh se “po e cmendin” gazetarët me pyetjen, nëse do të paraqitet në komisionin hetimor parlamentar, të ngritur për shkarkimin e tij. Kreu i shtetit u shpreh, se mezi pret të kthehet në parlament.Nga ana tjetër, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte sot në selinë blu, ku u takua me Bashën, për të koordinuar aksionin politik të vjeshtës.
Denoncimi per perdhunim nga vajzat norvegjeze, reagimi absurd i policise.
Një ditë më parë, emisioni “Stop” transmetoi denoncimin e qytetarit Sulejman Alia. Ai tregoi, sesi djemtë e tij kishin rënë pre e një denoncimi të rremë për përdhunim nga ana e tre turisteve norvegjeze, në lokalin, që kanë tek Mali i Robit.Pasi vajzat kërkuan ndjesë, ato u lanë të lira, por djemtë e akzuar, kërkojnë të venë drejtësinë e nderin në vend.Pas transmetimit, drejtoria e policisë Tiranë solli një noftim, ku thuhej, se ka patur telefonatë nga një shtetase e huaj, se një shoqja e saj ishte larguar pa adresë. Në këtë pikë, policia ka kryer procedurën standarde, -thuhet në njoftimin absurd të policisë së Tiranës.