STOP – EMISIONI 3 (SEZONI 4) 5 shtator 2018 Fabrika e asfaltit në Pezë-Helmas rrezik për banorët e ambientin

Disa muaj më parë emisioni “Stop” trajtoi problematikën e ndotjes, që krijonte fabrika e asfaltit në Allias dhe ankesat e banorëve të zonës. Tani fabrika është zhvendosur në Pezë-Helmas, edhe pse fillimisht banorëve iu tha, se po bëhej një kënd lojrash.Sot banorët ankohen për ndotjen, që u shkakton fabrika, duke deklaruar, se cështjen e kanë cuar edhe në gjykatë. Sazan Guri, që ka bërë ekspertizën del në konkluzionin, se ndotja është tepër e lartë, sepse ka metale të rënda, dioksina dhe sulfatë, që ndikojnë në shëndetin e njerëzve, ajër, ujë, mjedis dhe bimësi.

Librat shkollorë, reklama e Ramës dhe mungesat në treg.

Një ditë më parë kryeministri Rama dhe ministrja e arsimit Nikolla ishin në një familja në Tiranë, ku dorëzuan librat falas për dy fëmijët e familjes. Edhe pse me regji e staf propagande, as Rama dhe as Nikolla nuk i dinin në cfarë klase ishin fëmijët e cfarë librash kishin sjellë për ta. Nga ana tjetër gazetarët e emisionit “Stop” kanë vëzhguar sot në të gjithë Tiranën libraritë, që shpërndajnë tekste shkollorë. Rradhë të gjata e pritje për prindërit dhe mungesa librash, ishte ajo, që u konstatua nga vëzhgimi ynë.

Turizmi, hiqet taksa arbitrare e koncensionarit Konkord Investment.

Në mes të sezonit turistik agjensitë detare në Sarandë u përballën me një surprizë të pakëndshme.Kryetari i shoqatës, që merret me këtë aktivitet thotë, se koncensionari Konkord Invest mori në muajin maj me koncension gjysmën e Portit të Limonit. Pas kësaj, në mënyrë arbitrare, vuri një taksë për naftën, duke ua ngarkuar pagesën agjensive detare.Një gjë e tillë penalizoi hyrjen e jahteve dhe mjeteve të tjera lundruese në Sarandë.Emisioni “Stop” vuri në dijëni për këtë Ministrinë e Transporteve dhe drejtori i përgjithshëm i porteve Paulin Ndreu, deklaroi zgjidhjen e situatës. Sipas Ndreut do të ketë dhe kallzime për koncensionarin, që solli këtë situatë.

 

Të Fundit