STOP-EMISIONI 28(Sezoni 7) 13 Tetor 2021-Mori 3 mije euro per mbyllje aksidenti, avokati: prokurori e beri punen. – Stop
STOP

STOP-EMISIONI 28(Sezoni 7) 13 Tetor 2021-Mori 3 mije euro per mbyllje aksidenti, avokati: prokurori e beri punen.

Jemi në qytetin e Gjirokastrës, ku në qershor 2019 ndodhi një aksident, me pasojë dëmtimin e një të moshuare, e cila sot nuk sheh nga syri i majtë.Autori i aksidentit, Thanas Papadhimitri, u largua nga vendi i ngjarjes dhe u mundua të manipulonte provat. Fillimisht ai deklaroi, që ishte me tjetër automjet, por nga përgjimet e prokurorisë, rezultoi, se ai e kishte bërë aksidentin me automjetin tip Volsvagen kadi me portobagazh me targa të Gjirokastrës 9377A.Autori i aksidentit, Thanas Papadhimitri zgjodhi si avokat mbrojtës Shpëtim Mecin dhe ky i fundit i premtoi, se me një ryshfet prej 3000 eurosh do ta mbyllte këtë cështje. Sipas Mecit, 1500 euro ishin për prokurorin Julian Cafka dhe 1500 të tjera për gjyqtarin. Po pazari me gjyqtarin nuk funksionoi, pasi autori mbeti në burg për shkak të provave.Rezultojnë 5 audio regjistrime telefonatash mes të fejuarës së Papadhimitrit, Ana Kotro, dhe dhe avokatit Shpëtim Muci, ku ky i fundit pranon të ketë marrë 3 mijë eurot, për të mbyllur cështjen në favor të autorit të aksidentit.Në këtë moment nisin kontraditat midis avokatit dhe autorit, i cili po i kërkonte llogari, se pse mbeti në qeli, megjithëse kishte paguar.Meci deklaron, se do të kthejë vetëm gjysmën e shumës, pasi prokurori e bëri punën e vet.Ky akt korruptiv po hetohet në Prokurorinë e Gjirokastrës institucion, që drejtohet nga Julian Cafka. Por ky është një tjetër absurditet, pasi ai që duhet të hetojë, rezulton i përfshirë në korrupsion.

Kreu demokrat Lulzim Basha tha dje, se nuk do të lejojë bunkerizimin e PD-së për interesa personale të askujt. Po dje pasdite ish-kryetari Berisha iu përgjigj nga foltorja e Kukësit, se populli ynë ka një shprehje: më mirë një qiri i fikun, se një qiri i flliqun.Në këtë mënyrë debati në selinë blu mbetet i hapur dhe i ndezur, që nga vendimi i Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar.

Historia, që transmetuam në 21 shtator, ishte ajo e një zonje, e cila prej 1 viti e gjysmë dhunohej nga ish-bashkëjetuesi i saj.Gruaja ka një djalë 15 vjec dhe një tjetër 3 vjec, të ardhur në jetë nga marrëdhënia me agresorin Ervin Hysolli.Përplasjet nisën për arsye financiare, pasi Ervini nuk kishte punë dhe para.Një nga herët dhuna u bë e padurueshme dhe zonja përfundoi në spital e më pas në komisariatin numër 3, ku bëri denoncim.Në 30 shtator u zhvillua seanca gjyqsore për këtë cështje dhe prokurori Kasem Berberi kërkoi edhe 3 muaj kohë për hetim, pas 6 muajsh, që kishte në dispozicion për këtë dhe pamjeve e provave, që u transmetuan në “Stop”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *