STOP – EMISIONI 28 (SEZONI 2)

Rama në opozitë pas 3 vjetësh qeverisjeje.
Pjesët më të rëndësishmë të kamerës së fshehtë që tregon sesa lehtë gjendet dhe konsumohet droga në Tiranë shfaqen në emisionin e sotëm. Reagimi publik ishte i madh përmes rrjeteve sociale, por nuk ishte i tillë ai i policisë. Pikërisht sot ministri Tahiri dhe kryeministri Rama morën pjesë në aktivitetin “policia e gjeneratës tjetër”. I pari i ministrisë së brendshme foli 7 minuta, ndërsa ai i qeverisë 64 minuta.Në fjalën e Ramës ra në sy lapsusi frojdian, ku Rama e quan veten opozitë….

“Rilindja” e arsimit në Devoll me dokumenta e nota false.
Problemet me “Rilindjen” e arsimit nuk kanë të sosur. Kamera e “Stop” është ndalur në Devoll, pas një sinjalizimi, se drejtori i zyrës arsimore Alban Fetolli ka falsifikuar dokumenta e lista notash për të fituar këtë post. Ai vetë dhe drejtori i DAR Korcë Kico Grabocka, e mohojnë këtë fakt. Por “Stop” siguron listën e notave të tij dhe konkurentëve të tjerë, duke nxjerrë bllof zyrtarët dhe procesin e përzgjedhjes.

Kronika e plotë:
Kamera e “Stop” është ndalur në Devoll, pas një sinjalizimi, se drejtori i zyrës arsimore Alban Fetolli ka falsifikuar dokumenta e lista notash për të fituar këtë post. Ai vetë dhe drejtori i DAR Korcë Kico Grabocka, e mohojnë këtë fakt. Por “Stop” siguron listën e notave të tij dhe konkurentëve të tjerë, duke nxjerrë bllof zyrtarët dhe procesin e përzgjedhjes.
Ja si shprehet Alban Fetolli gjatë intervistës për emisionin “Stop”:
Po është e vërtetë që unë kam konkuruar në Drejtorinë Arsimore në Korçë, në janar të vitit 2014. Ndërsa për pjesën që ju po më prezantoni është pjesa juaj. Dokumentacioni është çuar tek DAR – i i Korçës, ju mund të vini të verifikoni çfarë dokumentash kam dorëzuar unë atje.

Ndërkohë drejtori i DAR Korcë, Kico Grabocka, në lidhje me këtë ngjarje shprehet:
E njohur nga drejtoria jonë, çështja e zotërisë në fjalë, që është përgjegjësi i zyrës arsimore Devoll, zotit Fetolli, që në fillesat e konkursit ne kemi hasur një problematikë të tillë dhe përveç dokumentit origjinal, që ai i ka bashkangjitur dosjes së tij të konkurimit, drejtoria ka marrë menjëherë masat për të bërë verifikimet e saj dhe me bindje ju them, që në atë kohë ne zyrtarisht kemi kërkuar pranë “Fakultetit të Gjuhëve të Huaja”, degës së Anglishtes, listën e notave, të zotit Fetolli dhe ne e kemi prezente këtë listë, që e vëmë edhe në dispozicionin tuaj, se çfarë ka ndodhur me zotërinë në fjalë. Pasi ne u siguruam që dokumenti në origjinal nga ai që zoti Fetolli ka paraqitur nuk kishte ndryshime, pra siç thatë ju falsifikim, vazhduam procedurat e konkursit për janarin e 2014.

Një tjetër detaj që hedh hijet e dyshimit për këtë vërtetim të falsifikuar është se në atë periudhë, kur u bë mediatike edhe ky vërtetim fals, zoti Fetolli u pezullua për një kohë të caktuar nga posti.
Por kush ishte motivacioni i pezullimit të Z. Fetolli?
Ai jep një pretendim ndryshe nga Z. Kiço Grabocka, pra kanë mendime të ndyshme sa i përket pezullimit nga posti në atë periudhë.

Gazetari: Kush ishte shkaku i hapjes së këtij procesi gjyqësor në Gjykatën Administrative?
Alban Fetolli: Thjesht ndërprerja padrejtësisht e punës, pra ndërkohë që unë ndodhesha në trajnim ishte marrë një vendim për zëvendësimin tim, për shkak të largimit tim.
Gazetari: Nga kush?
Alban Fetolli: Nga DAR-i Korçë.
Gazetari: Ndonjë motivacion në këtë letër?
Alban Fetolli: Jo, ndonjë motivacion nuk më është dhënë.

Nërkohë drejtori i DAR Korcë, Kico Grabocka shprehet:
Ka pasur një moment, në punën dhe komunikimin e përgjegjësit të zyrës arsimore Devoll, le të themi me një qytetar atje çështja ka marrë një ecuri ndryshe nga normalja do të thotë që i janë drejtuar edhe organeve përkatëse. Në momentin që ne marrim një njoftim të tillë, detyrohemi të ndërpresim dhe jo shkarkojmë, pra kemi pezulluar marrëdhëniet me zotin në fjalë derisa kjo situatë të mund të qartësohej sepse kishim disa dyshime. Gjithsesi ne pritëm të kishim një zgjidhje të tillë, kjo nuk u realizua.

 DAR Tiranë, sa borxhe dhe sigurime të papaguara…
Vetëm në 8 muajt e parë të këtij viti 3000 biznese depozituan këresë për cregjistrim për shkak të gjobave të larta dhe barrës së shtuar fiskale. Por në një situatë të tillë, si për paradoks ka sot 10.4 milionë lekë të papaguara në sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.

Të Fundit