STOP-EMISIONI 27(Sezoni 8) 11 Tetor 2022-Video permbaruesi sherr me gazetarin, grabiti vilen per borxhin e shlyer.

Në prill të këtij viti një qytetar denoncoi përmbaruesin privat Besnik Bajraktari, të cilit i ka paguar borxhin, sipas marrëveshjes, por përmbaruesi ia ka tjetërsuar dhe marrë vilën dy katëshe.Historia nisi me dhënien me fajde të 50 mijë eurove, shumë, që nuk u shlye në kohë dhe cështja shkoi në përmbarim. Për 50 mijë eurot u nënshkrua një marrëveshje, që të shlyhej për 10 muaj nga 5 mijë euro në muaj.Por përmbaruesi privat prishi tre muaj para marrëveshjen, duke mos njoftuar debitorin dhe në këtë mënyrë i mori dhe vilën dy katëshe, në një kohë, që 50 mijë eurot u shlyen në 10 muaj sipas dakordësisë.Klecka, që përdori përmbaruesi, ishte, se njoftimin për prishje të marrëveshjes, e kishte bërë në vendlindjen e debitorit, në Milot dhe jo në Tiranë, ku ka vilën e banimit.Me këtë manovër dhe në fshehtësi përmbaruesi bëri procedurën për marrjen e vilës 2 katëshe, duke e shitur me ankand abuziv për 34 mijë euro.Historia vazhdon, pasi këto ditë Bajraktari ka kërkuar mbështetjen e Komisariatit nr.4, për t’i marrë shtëpinë Besnik Allamanit. Policët nuk japin shpjegime, se ku e kanë bazuar procedurën, kur borxhi është shlyer.Përmbaruesi shkeli sërish ligjin, duke tentuar të ndërrojë bravat e vilës dykatëshe, por pasi gazetari i “Stop” e konstatoi këtë akt, Besnik Bajraktari u tërhoq.

Gjatë një takimi të kryetarit të PD-së në Memaliaj, një qytetari i ra telefoni, ndërsa po fliste me Berishën. Por qytetari, jo vetëm që nuk denjoi të përgjigjej, por nxorri telefonin nga xhepi dhe e flaku tutje.

Në mars 2022 “Stop” transmetoi një rast dhune në fshatin Kodër të Bashkisë Tepelenë.Brunilda Gaxhi, nënë e dy fëmijëve u dhunua rëndë në fytyrë nga djali i fqinjit, Stavri Xhima. Ditën e agresionit, më 24 shkurt 2022, Brunilda ishte duke nxjerrë rrënjë bimësh medicinale, afër banesës me bashkëshortin Jani.Drejt tyre u afrua Stavri, i cili i akuzoi, se qeni i tyre u kishte ngrënë delet. Më pas ai e qëlloi me dru në fytyrë zonjën, e cila ra pa ndjenja.Bashkëshorti e transportoi gruan në komisariatin e Tepelenës.Familja Gaxhi kërkoi drejtësi.Sot bashkëshorti i Brunildës, Jani Gaxhi denoncon faktin, se për ktë vepër të rëndë, prokurori vendosi 9 muaj burg, me shkurtim 6 muaj. Por më pas, gjykata vendosi vetëm dy muaj heqje lirie për agresorin Stavri Xhima.

Të Fundit

Një gjykatë në New Mexico ka urdhëruar kompaninë Meta të paguajë 375 milionë dollarë për mashtrimin e përdoruesve në lidhje me sigurinë e platformave të saj për fëmijë. Një juri vendosi se Meta, pronare e platformave si Facebook, Instagram dhe WhatsApp, ishte përgjegjëse për rrezikimin e të miturve dhe ekspozimin e tyre ndaj përmbajtjeve seksuale dhe kontakteve me persona të rrezikshëm. Prokurori i Përgjithshëm i New Mexico-s, Raul Torrez, e cilësoi vendimin si “historik”, duke theksuar se kjo është hera e parë që një shtet fiton një çështje të tillë kundër kompanisë. Meta, e drejtuar nga CEO Mark Zuckerberg, nuk është dakord me vendimin dhe ka njoftuar se do ta apelojë. Një zëdhënëse e kompanisë tha se ata kanë punuar vazhdimisht për të përmirësuar sigurinë e përdoruesve dhe për të luftuar përmbajtjen e dëmshme. Juria gjeti se Meta kishte shkelur ligjin e shtetit për praktikat e padrejta, duke mashtruar publikun për sigurinë e platformave të saj për të rinjtë. Gjatë gjyqit shtatëjavor u paraqitën dokumente të brendshme dhe dëshmi që tregonin se kompania ishte në dijeni të rreziqeve nga grabitqarët seksualë në platformat e saj.