Denoncimi i radhës në redaksinë tonë ka të bëjë me cënimin e pronës së familjes së Bajram Fejza. Ky i fundit ka një banesë 80 metra2 me certifikatë pronësie si dhe 252 m 2 truall. Bajrami ka aplikuar 2 herë pranë njësisë administrative Dajt për leje për rrethim prone, por nuk e ka zbatuar, sepse dy familjet Hamdi Biraci dhe Agim Alldervishaj nuk e lejojnë.Gazetarja e “Stop” shkon në terren dhe shesh, se banesa është në mes pa rrethim dhe kufizim nga dy të tjerat. Për këtë rast flasim me OPGJ Pajtim Canka, specialistin e zonës Ilmi Tota si dhe shefin e Komisariatit 4, Luan Hysenaj, të cilët thonë, se me topografin e njësisë, do të bëjnë piketat në vend për gardhin.Madje për të qenë plotësisht korrekt, marrim dokumentin e rifreskuar nga kadastra, që ia vemë në dispozicion edhe Njësisë Administrative Dajt.
Për cështjen e gardhit të zotit Bajram Fejza, Njësia Administrative Dajt, me topografin e saj dhe një tjetër privat, tentoi të vendoste piketat, por u pengua nga pala tjetër, që nuk lejon punimet. Por “Stop” ve në lëvizje policinë dhe njësinë dhe vihen piketat e gardhit.Në këtë moment, familjet e tjera bëjnë sherr, duke goditur Bajramin dhe policia shoqëron dy persona.Pas një situate të ndezur, më në fund vendoset gardhi rrethues në prani të IMT-së dhe policisë.
Një video debat mes Ylli Rakipit dhe të ftuarës së tij Evi Kokalari po bën xhiron e rrjetit.Në një moment të nxehtë, Kokalari ka lënë studion, duke fyer Rakipin e duke i nxjerrë gishtin e mesit në ikje.