STOP-EMISIONI 26(Sezoni 7) 11 Tetor 2021-Arrestohet italiani me rulote me qira, prokurori e kyc ne konvikt. – Stop
STOP

STOP-EMISIONI 26(Sezoni 7) 11 Tetor 2021-Arrestohet italiani me rulote me qira, prokurori e kyc ne konvikt.

Sot jemi në Gjirokastër për një rast të paprecedentë. Prokurori Emëror Kasaj po mban peng një familje italiane me katër fëmijë të mitur, sepse bashkëshorti, sipas prokurorit, ka marrë një Rulo me qera dhe kërkon, që ta shesë në Shqipëri. Chiara Sacchi, bashkëshortja, tregon për “Stop”, se ka mbetur për më shumë se një muaj në mes të katër rrugëve me katër fëmijët e saj dhe nuk e kupton, se pse prokurori Kasaj i ka arrestuar burrin.Në seancën gjyqsore të mbajtur në Gjirokastër, vetë prokurori Kasaj pohon, se rulonë e ka marrë me qira vjehrra e Maicol Sacchi. Avokati i familjes Italiane, Arben Llangozi, tregon shkeljet në proces dhe thotë, se ka mundur ta kalojë italianin në arrest shtëpie.Masa e arrestit të shtëpisë u ekzekutua nga prokurori Kasaj në ambientet e konviktit të djemve në Gjirokastër, duke i lënë tre policë tek dera dhe duke e kycur derën me celës.

Ambasadori i parë amerikan në Shqipëri, William Reyrson, ka përshëndetur në gjuhën shqipe dhe ka falenderuar për dhënien e emrit të tij rezidencës zyrtare të ambasadorit amerikan në 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Pyetëm qytetarët, nëse janë supersticiozë dhe si e shprehin të qenit supersticiozë. Disa thonë, se kanë ters macen e zezë. Të tjerë mbajnë hudhër me vete, që të mos i kapë syri i keq. Në cdo rast përgjigjet e të intervistuarve janë plot humor.

Për rastin e italianit Sacchi dhe familjes së tij, iu drejtuam prokurorit, për ta pyetur, se mbi cfarë baze ka marrë vendimin e arrestit, kur ruloja figuron në emër të vjehrrës.Por përfaqësuesi i akuzës nuk përgjigjet dhe nxjerr jashtë gazetarin dhe bashkëshorten e italianit, pasi kjo e fundit e akuzon për korrupsion. Nga ana tjetër, për vjehrrën e Sacchit, nuk ka një procedim penal.

Policia e Gjirokastrës, në mungesë të byzylykëve elektronikë aparaturë, që aplikohet tek personat me masën e arrestit të shtëpisë, e ruan italianin me tre turne me nga tre policë, duke u bërë shqetësim për gruan me probleme frymëmarrjeje dhe fëmijët e mitur.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *