STOP- EMISIONI 26 (Sezoni 9)- 9 Tetor 2023-I fshehu shtetit miliona e futi ne bela qytetaret, gafat e noteres.

Para disa ditësh kemi trajtuar disa shkelje ligjore nga ana e noteres Perian Bodinaku. Por mesa duket ato nuk janë të vetmet.Bodinaku rezulton, se ka fshehur shuma të mëdha parash, për t’u shpëtuar taksave dhe detyrimeve tatimore. Eksperti Fatmir Laçej shpjegon dy udhëzimet 2012-2020, sipas të cilave, cdo noter është i detyruar, që të gjitha transaksionet në kontrata tjetërsimi, apo porosie t’i kalojë përmes llogarisë së noterit. Cdo tranksasion jashtë zyrës së noterit, përbën shkelje ligjore dhe penale. “Stop” ka siguruar 6 kontrata prenotimi prenotimi apartamentesh të hartuara nga noterja Bodinaku. Vlera e kontratave është rreth 700 mijë euro, shuma të paguara jashtë zyrës së kësaj notereje, një indicie për institucionin e Parandalimit e Pastrimit të Parave. 6 kontratat, që ne disponojmë, janë regjistruar në Kadastër pa mandatin bankar, gjë që përbën një shkelje ligjore nga punonjësit e Kadastrës, që kanë regjistruar këto kontrata. Drejtori i medias në kadastër Edmond Arizaj, thotë, se duhet, që kontratat e tjetërsimit, apo prenotimit, duhet të kenë të bashkangjitur edhe mandatin bankar. Kur është kuptuar gabimi, sipas tij, regjistrimi është pezulluar për 30 ditë. Në këtë pikë lajmërohen palët e interesuara dhe më pas problematika duhet të zgjidhet në gjykatë. Me një llogari nga dokumentet, që “Stop” disponon, rezulton, se noterja Perian Bodinaku, ka fshehur 254 milionë lekë të vjetra vetëm për vitin 2022.

“Stop” ka siguruar një fletë-pagesë, që u bëhet infermierëve të spitalit të Korcës për shpenzimet e telefonit.Shifrat janë qesharake dhe në fund të fletë-pagesës është shkruar, se ato duhet të jenë të reja. Por as ky korrigjim nuk mund të ndreqë anën komike të këtyre “bonuseve” telefonike.

Pas denoncimit në emisionin investigativ “stop”, që tregoi me zë dhe figurë, sesi medikamentet për përdorim ekskluziv në spitalin e Tepelenës, shiteshin në farmaci private dhe nën dorë, janë proceduar penalisht shefja e Shërbimit Klodiana Gjonçaj dhe kryeinfermierja e spitalit Nadmira Zeka. Por kështu është marrë në procedim dhe 42 vjecarja Jorida Gjermeni, farmaciste, pronare e subjektit privat, ku shiteshin ilaçet me vulën e spitalit të Tepelenës. Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur hetimet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Fshehja e të ardhurave”,-thuhet në njoftimin e policisë.Nga ana tjetër Agjensia Kombtare e Barnave ka ngritur një grup pune dhe ka sekuestruar medikamentet e blera nga i infiltruari i emisionit “Stop”. Ky grup po investigon për shitjen e ilaceve n ëmënyrë të jashtëligjshme, nga persona pa arsim farmaceutik dhe pa recetë.

Menjëherë pas transmetimit në emisionin investigativ “Stop”, të djegies së mbetjeve spitalore në afërsi të një kopshti fëmijësh, në fshatin Shezë, specialistët për Hetimin e Krimeve, Peqin kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për të nxjerrë përpara përgjegjësisë autorët.Materialet kaluan në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Sh., 38 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i firmës private përgjegjëse për menaxhimin e këtyre mbetjeve.

Të Fundit