Stop -EMISIONI 23 (SEZONI 5) 2 tetor 2019-Kukes/ Mbetjet spitalore te patrajtuara rrezikojne jetën e qytetareve.

Prej një viti tashmë spitali i Kukësit nuk zgjedh dot një operator ekonomik, për të trajtuar mbetjet spitalore, pasi operatorët pjesëmarrës në garë, ankimojnë procesin dhe fituesin në APP dhe KPP.Gazetari i “Stop” iu drejtua AKM-së me dy pyetje: sa operatorë i trajtojnë këto mbetje në Shqipëri dhe cfarë makinerish e pajisjesh, të licensuar kanë deklaruar ata? Por përgjigja e këtij institucioni ishte e vakët. Nga ana tjetër nga Inspektoriati i Mjedisit, jo vetëm që nuk marrin vesh, sesi kontrollohen, por edhe ato kontrolle, që bëhen janë fiktivë, pasi mungojnë laboratorët. Vec Spitalit të Kukësit, janë edhe 10 të tjerë, që ndotin mjedisin me mbetje spitalore të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e njeriut.

 

Pak ditë më parë, Stop transmetoi rastin e një pacienti, që vuante nga Hepatiti B dhe nuk gjente dokt medikamentin tenofovir.Ilaci mungonte edhe në farmacitë private.Pas publikimit të rastit, një qytetar anonim dhuroi 3 pako tenofovir, që plotëojnë nevojat për 3 muaj. Remzi Muca dhe Bukuroshe Xhediku janë prindër të Renis Mucës 14 vjec, i aksidentuar në 17 korrik 2019. Që nga ajo ditë, dajli ndodhet në Spitalin e Traumës.Por shumë trajtime ky spital nuk ia ofron dot, ndaj Stop bën apel për të mbledhur 60 mijë euro për 4 muaj trajtim në një spital privat në Ankara dhe shumën për avioni, që të bëhet transporti.

Nisi sot aplikimi për Lotarinë Amerikane, proces, që do të zgjasë deri në 5 nëntor.” Stop” sjell rastin e qytetarit nga Pogradeci, Luan Bashalli, të cilit, për një gabim të gjendjes civile Pogradec, i është djegur lotaria amerikane dhe është ndarë nga familja.Në vitin 2017, Luani zbuloi, se nëna dhe babai i tij, rezultonin motër e vëlla në gjendjen civile Pogradec.Në këtë pikë iu drejtua Gjykatës së Pogradecit, por nuk e gjeti të drejtën, për shkak se i mungonte dokumentacioni i duhur për të vërtetuar, që nëna dhe babai nuk janë motër e vëlla.Tani gruaja dhe vajza e Luanit janë në SHBA dhe ai vetë nuk po shkon dot për shkak të këtij gabimi.Pas 27 vjet martese, tashmë familja jeton e ndarë.

Të Fundit