STOP-EMISIONI 225(SEZONI 7) 14 Korrik 2022-Gjykata vendosi asgjesimin e pasaportes angleze, qytetarja aplikon serish.

Në mars 2021, trajtuam atë, që nisi si histori dashurie, e përfundoi në dyert e institucioneve të drejtësisë. Marsida Bunoci, 39 vjec, tregoi, se në vitin 1999 emigroi në Angli bashkë me të fejuarin.Për arsye dokumentash, ata u regjistruan si banorë nga Presheva. Në vitin 2019 martesa e saj përfundoi dhe Marsida, nënë e një djali 20 vjec dhe një vajze 11 vjec u kthye në Shqipëri, ku u dashurua dhe nisi bashkëjetesën me Paulo Gjonpjetra 26 vjec.Marsida tha, se u mirëprit nga familja e partnerit, por babai i tij, Leka,nisi ta ngacmonte seksualisht.Pasi Marsida nuk iu përgjigj kërkesave të tij, Leka kontaktoi me ish partnerin e saj, duke i thënë, se vajza e vogël ishte në rrezik nga i biri.Më pas Leka bëri një kallzim për Marsidën, me pretendimin, se ajo ishte trafikante e qënieve njerëzore e do të trafikonte partnerin. Kur ky pretendim u rrëzua, Marsida u akuzua për falsifikim identiteti dhe të pasaportës angleze.Prokurori hetoi dhe urdhëroi asgjësimin e pasaportës dhe 6 muaj detyrim paraqitjeje për Marsida Bunocin. Po kështu gjyqtari Albert Meca pranoi kërkesën e prokurorit për asgjësimin e pasaportës. Marsida iu drejtua ambasadës britanike në Tiranë dhe zyrës konsullore në Londër, ku i thanë, se pasaporta Angleze është pronë e Mbretereshës dhe asnjë shtet tjetër, apo institucion nuk ka të drejta mbi të. Sot, pasi autoritetet britanike analizuan rastin, vendosën, që Marsida Bunoci mund të aplikojë sërish për pasaportë të re angleze me emrin, mbiemrin dhe vendlindjen e saktë,si Marsela Koçi.

Ajo deklaron, se do të hapë një proces gjyqsor, për të kërkuar dëmshpërblim, për gjithë odisenë, që u desh të përballonte këto vite.

Sot është e enjte, ditë të cilën, jemi mësuar ta lidhim me punimet e parlamentit të Shqipërisë.Ne sjellim të përmbledhura momentet më të “nxehta”, që janë zhvilluar në sallën e Kuvendit përgjatë këtij sezoni.

Jemi drejtuar në fshatin Plug të Lushnjes, për problemin e një qytetareje. Ajo tregon, se Bledar Nazo, djali i saj 40 vjecar, vuan nga prapambetja e thellë mendore. Që në moshën 3 vjecare Bledari është trajtuar me kemp. Kjo ndodhi deri në shtator 2021, kur merrte edhe paketën higjeno-sanitare. Gruaja thotë, se merrte 400 mijë lekë të vjetra, por sot merr vetëm 210 mijë lekë të vjetra, pasi i kanë hequr paketën higjeno-sanitare. Nëna tregon, se e mban gjithë kohën të lidhur djalin, pasi nuk kupton dhe shkatërron cdo gjë. Edhe për nevojat e veta nuk është i aftë, ndaj i duhet të mbaë pampers.

Ne iu drejtuam Shërbimit Social, ku na u tha, se Bledari nuk mund ta përfitojë paketën higjeno sanitare, pasi është gjykaur, se mund ta kontrollojë urinimin. Vendimi është i formës së prerë dhe mund të rrëzohet vetëm me gjykatë, ose të presë rikomisionimin.

Të Fundit