Në muajin mars transmetuam rastin e një vajze nga Kukësi, e cila në shtator ka konkuruar për t’u bërë pjesë e Akademisë së Sigurisë në Tiranë. Ajo fitoi të treja fazat e konkurimit, madje duke dalë e para në renditje,por nuk u lajmërua si fituese nga drejtoria e Policisë së Kukësit. Një ditë pas transmetimit në “Stop” vajzës denoncuese i shkon shkresa, se ajo nuk plotëson kriterin e besueshmërisë, pa i dhënë shpjegime, se për cfarë bëhet fjalë.Erzen Brecani, ish-zyrtar i policisë së shtetit, shprehet, se policia mund të bëjë verifikime në fillim dhe pastaj kandidatët të futen në konkurim, për shmangur situata të tilla.
Në pjesën e parë të emisionit transmetojmë disa nga videot më pikante, që qytetarë të ndryshëm kanë sjellë në redaksinë e emisionit “Stop”. Materialet kanë shkaktuar të qeshura në studio dhe komentet e shikuesve tanë të rubrikës “hitparade i absurdit shqiptar”.
Një tjetër denoncim për konkurimet në policinë e shtetit, vjen nga i riu Griseld Gjishti. Ai ka aplikuar dhe ka kaluar 3 fazat e testimit, por në finale nga komisioni i kontrollit shëndetsor është skualifikuar, sepse kishte syze optike. Këtë fakt Grisledi nuk e ka mbajtur të fshehtë, që nga momenti i aplikimit, pasi edhe foton e formularit e ka me syze optike.Ish-zyrtari i policisë së shtetit, Neritan Islamukaj, shprehet, që kjo situatë vjen si pasojë e punës jo të mirë nga burimet njerëzore në drejtorite vendore, pasi i riu duhet të ishte ndaluar që në momentin e aplikimit dhe jo pasi ai të kalonte fazat e testimit.