STOP-EMISIONI 21(Sezoni 11) 30 Shtator 2025-Prokurorja Basho mban peng makinën 20 mijë euro, refuzon gjykatën dhe gënjen.

Florenca Zeqo denoncon, se Prokurorja Esmeralda Basho i ka sekuestruar padrejtësisht makinën, një BMË X5 me vlerë 20 mijë euro, që prej dy vitesh, pa qenë pjesë e ndonjë procedure penale ndaj saj. Gjykata ka nxjerrë urdhër të prerë për kthimin e mjetit që prej tre muajsh, por prokurorja Basho refuzon ta kthejë makinën dhe mban peng automjetin, duke u nxjerrë pretendime të rreme. Gjatë verifikimeve në pikën e sekuestrimit në Sarandë, policia konfirmon, se nuk ka marrë asnjë urdhër për kthimin e makinës. Kur e pyesim zonjën Basho, se pse e mban makinën të bllokuar, ajo gënjen duke thënë, se ka nxjerrë urdhrin e zhbllokimit.“Stop” zbulon, se Basho gëzon mbrojtjen e KLP-së, institucionit që, në vend që ta kritikojë, e mbështet në veprimet e dyshimta.

Në një intervistë televizive mbrëmjen e djeshme, Monika Kryemadhi tha, se ndjen mungesën e Ilir Metës, pasi ai është heroi i saj dhe njeriu, që e formësoi si individ. Në të njëjtën intervistë, Kryemadhi bëri kritika të forta ndaj ish-ambasadores amerikane Juri Kim, për të cilën deklaroi, se ishte tripolare në aspektin politik, emocional dhe seksual,” duke e lidhur ndërhyrjen e saj me procesin e zgjedhjes së kreut të SPAK.

Tre shoferët e ambulancave në Qendrën Shëndetësore të Mamurrasit denoncojnë në emisionin “Stop” se, prej qershorit 2024, nuk po marrin më shtesën e pagës të miratuar nga VKM-ja për stafin mbështetës në shëndetësi. Ata janë informuar nga Drejtoria e Fondit në Lezhë, se kjo shtesë u takon vetëm shoferëve të spitaleve, jo atyre të qendrave shëndetësore. Megjithatë, një ndryshim i VKM-së në tetor 2024 përfshin qartë edhe shoferët e qendrave shëndetësore, fakt, që zyrtarët lokalë nuk e kanë njohur apo zbatuar.Përveç kësaj, shoferët pretendojnë, se prej 7 vitesh nuk janë paguar për orët shtesë të punës, ndonëse punojnë 24 orë dhe mbulojnë të gjitha rastet urgjente, jo vetëm në Mamurras, por edhe në zonat përreth. Aleksandër Zefi, shefi i sektorit të kujdesit shëndetsor Lezhë, është shprehur, që shtesa nuk u takon këtyre shoferëve, sipas vkm-së në maj 2024. Ndërkohë në Vkm-në e ndryshuar në tetor, futen në shtesë page edhe shoferët e qëndrave shëndetësore, gjë për të cilën, Zefi nuk ka dijeni. Përsa i takon orëve shtesë, na thuhet, se do të paguhen nga ky moment, ndërkohë që shoferët nuk i kanë marrë për 7 vjet.

Të Fundit