Jemi në Vlorë me qytetarin Donald Levani, i cili është bllokuar në Shqipëri, pasi nuk e lejojnë të kalojë në Portin e Vlorës. Ai tregon, se ka emigruar që në vitin 1998 me familjen. Donaldi ka dokumente italiane dhe prindërit e tij po ashtu.Në 2019 i ka përfunduar permeso dhe gjatë prodhimit të dokumentit të ri është bërë një gabim. Në vend të ishte shkruar pa afat, policia e Leces e ka lëshuar për dy vjet. Për këtë problem Donaldi është në proces gjyqsor në Itali, ku jeton e punon.Në fillim të marsit ka ardhur në Shqipëri dhe teksa ka tentuar të kthehet sërish në Itali, nuk e kanë lejuar, pasi e trajtojnë si turist, që ka kaluar ditët e lejuara në zonën Shengen. Deri tani ka katër refuzime në Portin e Vlorës.Ish drejtori i kufirit në portin e Vlorës, Arben Hajdarmataj, e shpjegon situatën dhe hapësirën, mbi të cilën mund të veprohet, në mënyrë, që të mos penalizohet qytetari.
Tre veta udhëtojnë me një motorr të vogël në mes të Tiranës, gjë e bën të duket, sikur jemi në cirk.Një parkim i gabuar i ka bllokuar hyrjen e shtëpisë një qytetari.Disa punëtorë janë filmuar duke vjedhur materiale ndërtimi e hidrosanitare në Shkozë të Tiranës.Një burrë i shtyn kokën një djali te motorri, duke i dëmtuar dëgjimin, Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të emisionit të sotëm.
Më 1 maj 2023 ne transmetuam një rast nga Skrapari, lidhur me ankesë për një kasap, i cili kishte marrë te një coban, mbi 400 dele dhe nuk i kishte dhënë paratë. Edhe pse me një deklaratë te noteri për njohjen e 36 milionë lekëve, kasapi nuk i dha këto para. Por, ndërkohë, sipas të dhënave, ai kishte ndërruar jetë.Pas transmetimit, një tjetër rast, na mbërriti, këtë herë nga Gjirokastra.I njejti blerës, në vitin 2018 kishte marrë 54 lopë te një fermer, ku nga 21 milionë lekë, kishte shlyer vetëm 12. Për shumën e mbetur shkuan te noteri. Por, as këto para nuk iu kthyen.Latif Kotroci, kërkon paratë e veta, pasi megjithëse blerësi ka ndërruar jetë, ai ia ka njohur detyrimin me dokumente noteriale.Përmbaruesi Ilia Elezi, thotë, se përderisa bëhet fjalë për të njejtin debitor, atëherë duhet bërë një procedurë marrëveshje me trashëgimtarët, që kanë pasur trashëgimi, duke u paraqitur edhe aktin noterial të kreditorit të ri.