Itali, gruaja moldave helmon burrin shqiptar me ilaç miu

Një ngjarje e pabesueshme dhe e çuditshme ka ndodhur në Itali, ku protagonist ka qenë edhe një burrë shqiptar.

Ai e ka pësuar nga gruaja e tij moldave, e cila e ka helmuar si në filma, pikërisht me helm miu.

Ngjarja ka ndodhur në Rimini të Italisë, ku 46-vjeçarja nuk kishte tentuar vetëm njëherë që ta vriste bashkëshortin e saj shqiptar.

Dy bashkëshortët ishin ndarë prej disa kohësh, por ishin pajtuar sërish rreth një vit më parë.

Megjithatë, shtrimet e përsëritura të burrit për helmim e kishin bërë të dyshonte departamentin e mjekësisë së brendshme të spitalit të Rimini.

Situata u raportua më pas në policinë e Riminit, e cila pas një hetimi të zhvilluar në prokurori, dha urdhër që gruaja të arrestohej të mërkurën e kaluar.

Tashmë 46-vjeçarja ndodhet në arrest shtëpie në shtëpinë e nënës së saj.

Të Fundit