Fredi Zeqiraj në Fier, tregon, se në datën 3 prill 2021, i është ndërprerë rruga nga një makinë e kuqe dhe ka rënë në tokë, duke dëmtuar ligamentin e këmbës së majtë. Drejtuesi i makinës është larguar. Fredi thotë, se i është sekuestruar motorri, patenta dhe leja e qarkullimit,por nuk i jepet informacion për zbardhjen e ngjarjes.Ne komunikuam me punonjësin e policisë, që ka bërë pasqyrimin e aksidentit në vendin e ngjarjes. Sipas tij nuk ka patur asnjë kamera funksionale aty rrotull dhe dosja në prokurori ka shkuar pa një emër autori.
Në prag të pushimeve verore dhe pas një dimri të gjatë dhe të vështirë, ne u jemi drejtuar qytetarëve për t’i pyetur, se cila është puna e tyre e ëndrrave. Nuk mungojnë përgjigjet plot humor e batutat nga ana e të intervistuarve. Madje disa prej tyre thonë, se do të ishte mrekulli sikur të mos punonin fare…!
Për aksidentin, ku është përfshirë shtetasi Fredi Zeqiraj, nga Policia e Fierit na thonë, që brenda ditës së aksidentit, janë cuar materialet dhe veprimet e policisë në prokurori. Por emri i prokurorit, që ka cështjen, mbahet sekret. Në këtë pikë Fredi Zeqiraj mbetet pa patentë, leje qarkullimi dhe motorr, derisa organi i akuzës të përfundojë hetimet, pra 3 deri në 6 muaj.Pas këmbënguljes së emisionit “Stop”, u bë shkresa e kthimit të sendeve të sekuestruara, motorrit dhe dokumenteve origjinale. Motorri iu kthye, por dokumenetet origjinale, jo. Megjithëse bën xhiro sa në polici e prokurori, Fredit nuk i gjenden dokumentet.