STOP – EMISIONI 217 (SEZONI 2)

“Stop” zgjidh odisenë shumëvjecare të dëmshpërblimit nga përmbytja.
“Stop” rikthen cështjen e kalvarit të Lindita Hoxhës, shtëpia e të cilës u përmbyt nga Bovilla, që në vitin 1991. Me vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit zonja Hoxha fitoi të drejtën e dëmshpërblimit nga Ministria e Transporteve. Por ekzekutimi i vendimit bllokohej nga përmbaruesi privat Andi Kocaqi. Pas transmetimit të problemit në emisionin e 4 majit, Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Privatë në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë dhe emisionin “Stop”, zgjidhën odisenë shumëvjecare të zonjës.

Gropa septike në Hasmashaj, rrezik për banorët dhe fëmijët e shkollës.
Një gropë septike është shndërruar në mollë sherri në fshatin Hasmashaj, vetëm 5 km larg Peqinit. Banorët tonë, se jetojnë me frikën e infeksioneve të mundshme, pasi gropa ndodhet afër puseve të tyre dhe afër shkollës 9-vjecare të fshatit.Drejtori i shkollës, Denis Tosku, thotë, se ka raportuar problemin pranë Drejtorisë së Shëndetit publik dhe bashkisë Peqin. Edhe pse, fillimsht u duk sikur u morën masa, problemi u përsërit. Pas ndërhyrjes së emisionit “Stop”, drejtori i shëndetit publik Zeinel Deja dhe kryebashkiaku Saimir Hasalla premtojnë zgjidhjen përfundimtare të shqetësimit të banorëve.

Aksidentohet në vendin e punës, kërkon t’i paguhen ndërhyrjet mjekësore.
Në vitin 2014 Manjola Kulla nga Elbasani përfundoi shkollën e mesme dhe hyri në punë në një kompani private, për t’i siguruar vetes mundësinë e studimeve universitare.Pak kohë më vonë, Manjola pësoi një aksident në vendin e punës, kur një makineri e dëmtoi në kokë. Ajo kërkon, që shoqëria, për të cilën punonte, t’i sigurojë operacionin estetik, pasi prej më shumë, se dy vitesh e ka të pamundur jetesën normale.”Stop” këmbënguli të kontaktonte me administratorin e firmës, Oltion Asllani, i cili para kameras së “Stop” premtoi t’i heqë Manjolës shpenzimet e ndërhyrjeve të nevojshme.

Të Fundit