Familja Peto ka një pronë dyqan në Fier dhe përherë e ka lëshuar me qira.Në vitin 2013 ka paguar disa detyrime të prapambetura të qiramarrësve dhe kjo, bazuar në një kontratë mes tyre dhe ish- CEZ. Por, në vitin 2016 i thonë, se ka një dëm ekonomik, që kap vlerën 9 milionë e që i përkiste vitit 2011.Pas shumë ankesave, i hiqen vetëm dy nga tre muaj, pa mundur t’i hiqet vetëm një muaj, sepse nuk gjendet asnjë dokument, për të vërtetuar këtë gjobë.Në këto kushte, aktiviteti ka mbetur pezull, pas për 3 milionë lekë të një muaji, pa dokumentacion.Furnizuesi i Shërbimit Universal në Fier, e drejton qytetarin tek administratori i Tiranës.Ndërkohë nga përgjigja zyrtare, nuk vërtetohet në asnjë moment, sesi është bërë ky abuzim i pretenduar dhe nuk na vihet në dispozicion asnjë dokument.
Një mal më plehra janë bërë pranë ambasadës gjermane në Tiranë. Po kështu edhe në Laprakë, plehrat kanë vërshuar nga kazanët në rrugë.Një banor ka gjetur një zgjidhje, duke shkruar një parullë, që të mos lihen plehrat aty.Në Palikështi Berat, pemët po shërbejnë si shtylla elektrike.Në Llakatund të Vlorës, banorët po bëjnë plazh në lumë, pasi sic thonë ata, nuk mund ta përballojnë dot cmimin e plazhit e shezllonit.Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të emisionit të sotëm.
Afrim Ademi, një shqiptar i Kosovës, jeton në Suedi dhe kërkon ndihmën e emisionit “Stop”. Djali i tij është akuzuar për trafikim të mjeteve motorrike dhe është dënuar përfundimisht nga gjykata e Kukësit me dy vjet burg.Por, derisa të mbaronte gjykimi dhe të merrej vendimi, familjarët kërkuan nga gjykata lehtësim të masës së sigurimit, duke paguar 10 000 euro.Nga ana tjetër, gjykata, kur dha vendimin përfundimtar, nuk u shpreh për pjesën e kthimit të garancisë, ndaj qytetari, ka që nga shtatori 2022 e deri më sot, pa ndonjë zgjidhje.Ne iu drejtuam me shkresë zyrtare gjykatës, e cila justifikohet me faktin, se gjyqtari i parë u transferua në një detyrë tjetër, kurse i dyti nuk është paraqitur fare në gjykatë për shkak të shëndetit. Së fundi, këtë cështje e ka marrë në dorë një gjyqtare dhe pritet zhvillimi i seancës.