Sot trajtojmë një rast paksa të pazakontë, pasi një institucion shtetëror sic është Bashkia Gjirokastër denoncon në “Stop” gjyqtarin Ramiz Lala. Gjithcka nisi pas një aksidenti të vitit 2022 në zonën e quajtur “Kodra e Shtyfit”, Një vajzë e mitur 6 vjec me aftësi ndryshe, duke luajtur përpara pallatit të saj, rrëshqiti në cep të një rruge dhe ra nga një lartësi 6 m.Vajza shpëtoi paq nga ky aksident.Familja e vajzës hapi gjyq dhe gjyqtari Lala ka dhënë një dëmshpërblim shumë të ekzagjeruar, 560 milionë lekë të vjetra.Sipas prokurorisë, ana e rrugës i takonte privatit dhe duhet të rrethohej nga ai. Drejtoresha Juridike e bashkisë denoncon në “Stop” arsyet, pse ky vendim është abuziv dhe i pabazuar në fakte dhe prova.Vendimi i gjykatës Administrative nuk ka argumentuar shkakun determinant të aksidentit dhe nuk ka pasqyruar gjendjen reale shëndetsore të vajzes.Ne inskenuam një takim me gjyqtarin, duke u heque si përfaqësues të bashkisë, por gjyqtari Ramiz Lala, na nxjerr përjashta me dhunë.Sipas të dhënave, mamaja e vajzës së aksidentuar, punon sekretare në gjykatën e Gjirokastrës.Kryetari i Bashkisë, Flamur Golemi, thotë, se si mjek në profesion, është me vajzën, por shuma 560 milionë lekë dëmshpërblim është thjesht një gjobë, ndaj bashkia i ka bërë kallzim në Spak gjyqtarit Lala.
Ne ishim një ditë mes trafikut të cmendur të kryeqytetit, për të pyetur, se cilët janë drejtuesit më të mirë të automjeteve, burrat apo gratë.Të dyja gjinitë ia hodhën fajin njëra-tjetrës, por drejtuesit u bashkuan në një pikë, që problemi janë këmbësorët.Megjithatë, duket se gjoba kanë marrë të gjithë shoferët.
Aleksandër Çani, tregon, se ka një fëmijë autik, i cili nga 2015-ta deri më sot trajtohet me kemp 100 mijë lekë e po kaq merr i ati si kujdestar. Por prej një viti i kalon kempi në llogari dhe Aleksandri nuk mund ta tërheqë, pasi fëmija ka mbushur moshën 14 vjec dhe banka nuk ia jep më të atit.”Stop” iu drejtua Zyrës Ligjore “Jurisprudenca” dhe Orgesa Serani, Avokate, premton, që me shpenzimet e zyrës, të ndjekë rastin e qytetarit. Ajo thotë, se ka përgatitur një kërkesë për njohjen e kujdestarisë dhe do ta mbrojë cështjen në gjykatë.Blerina Brahimi, Kancelare e Gjykatës Vlorë, shpjegon, se do të mbahet shorti, që do të caktojë gjyqtarin dhe cështja do të trajtohet me emergjencë.