Jemi në qytetin e Bajram Currit Tropojë, për problemin e një biznesi, lidhur me faturimin nga ana e oshee-së. Altin Vatoci shpjegon, se nga vitet 2018-2022, cdo gjë ka funksionuar normal, deri në momentin, që një grup i Oshee-së ka bërë kontroll në kabinë dhe ka dalë në konkluzionin, që transformatorët e rrymës në kabinë janë 100, ndërsa në sistem 50. Ky konstatim është pasuar me një detyrim 67 milionë lekë të vjetra për periudhën 2018-2022. Zotëria ka nisur gjyqin, por kjo nuk e ka penguar OSHEE-në t’i presë energjinë.Altini ka fituar gjyqin në shkallën e parë dhe cështja tani është në apel, pas ankimit të bërë nga ana e Oshee-së.Ne pamë nga afër kabinën, e cila eshte e mbyllur dhe menaxhohet nga oshee. Eksperti elektrik i caktuar nga gjykata, Ilir shtjefanaku, ka konstatuar disa parregullsi,në bazë të cilave është marrë vendimi, në favor të qytetarit Altin Vatoci.Gazetarja e “Stop” u interesua dhe mori një përgjigje nga Operatori i Sistemit të shpërndarjes, pjesë e Oshee grup, ku thuhet, se faturimi është bërë, si pasojë e ndryshimeve mes koeficentëve të transformatorëve të rrymës në terren dhe atyre në sistem.
Kryeministri Rama i ka dhënë dje yllin e mirënjohjes ambasadores amerikane Juri Kim.Rama paralajmëroi, se një tjetër ambasador bëhet gati të bjerë në kurthin e ëmbël të Shqipërisë.në fakt një tjetër ambasador, që shërbeu në Shqipëri deri një vit më parë, Luigi Soreca i BE-së, është martuar dhe në fotot në rrjetet e tij sociale, ai dhe bashkëshortja, shfaqen me jelekë shqiptarë.Presidenti amerikan Joe Biden ka bërë sërish një gafë në publik, duke thënë, se Rusia do ta humbasë luftën në Irak, duke patur parasysh Ukrainën.
Jemi në Cërrik, pasi qytetari Blercen Balla tregon, se ka bërë aplikim që në vitin 2021, në Kadastrën e Elbasanit, por kjo e fundit nuk ia ka kryer procedurën e kalimit të objektit në pronësi.Ramazan Balla, nga fshati Shalëz i Cërrikut, i ati i Blercenit, në vitin 2021, ka aplikuar dhe më pas, paguar tarifën për kalimin në pronësi të një objekti ekzistues, që më tej ta certifikojë, duke ua kaluar djemve.Ai thotë, se pas aplikimit me sukses, nga Kadastra e Elbasanit u bënë edhe matjet me specialistë, por qysh atëherë e deri më sot, ai nuk ka marrë ndonjë përgjigje.Ramazani vuan nga një sëmundje e rëndë, ndaj kërkon të marrë zgjidhje problemi i tij.Në Kadastrën e Elbasanit na thonë, që nuk janë bërë matjet,pasi mungon dëshmia e penalitetit, por sipas qytetarit, matjet janë bërë.Pas interesimit tonë, mësuam, se një grup specialistësh të Kadastrës Elbasan, bënë sërish matjet për objektin në fjalë, duke e futur cështjen në procedurë.