Në 19 maj transmetuam rastin e të moshuarit Xhavit Muca, i cili rezultonte i humbur prej një muaji. E bija tregoi, se 81 vjecari vuan nga skleroza e lehtë. Ai ishte mashtruar nga disa persona, të cilët i thanë, se do t’i gjenin një njeri, që të jetonte me të dhe i morën një shumë parash.Vajza, që jetonte jashtë, u kthye e bëri denoncim, pasi nuk kishte komunikuar me të atin. Vajza mësoi, se babai i saj kishte filluar të shoqërohej me një 30 vjecar, Erlind Tuci dhe kishin shkuar në Lushnje në një shtëpi, ku ishin kapur në tentativë vjedhjeje. Për pasojë të dy ishin lënë në komisaritat për 48 orë e më pas në detyrim paraqitjeje. Nga ai moment i moshuari u zhduk. “Stop” mundi të gjejë 30 vjecarin Erlind Tuci, i cili pretendon, se Xhavit Muca e ka kapur tek Ushtari i Panjohur dhe i ka thënë, që të shkonte me të në Lushnje, për të marrë disa lekë. Duke tentuar të hyjnë në një shtëpi në Lushnje, i ka kapur policia.Kur janë liruar, kanë hipur në furgonat e linjës Lushnje-Tiranë, ku zbritën, pasi nuk kishin para dhe u ndanë në drejtime të ndryshme.Në Tiranë e ka gjetur tezja, e cila thotë, se askush nuk i ka pyetur për ngjarjen.
Në zyrat e postës në Divjakë qytetarët janë lënë jashtë në mes të vapës. Një foto tregon një gomar në shitje. Për kafshën e punës thuhet, se është e vitit 2018 dhe me doganë. Në Vlorë ujrat e zeza vazhdojnë të derdhen në det. Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të emisionit, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.
Për zhdukjen e 81 vjecarit Xhavit Muca kemi pyetur edhe fatorinon e furgonit, nga ku zbriti i moshuari bashkë me të riun Erlin Tuci.Sipas faturinos, ata kanë zbritur nga furgoni dhe kanë shkuar në të njejtin drejtim, pa bërë fjalë fare.Pamjet e siguruara provojnë pikërisht këtë pohim të fatorinos.Ne kemi pyetur pranë komisariatit të Lushnjes, nëse janë bërë veprimet hetimore dhe na thonë, se ato janë sekret.Emisioni Stop bëri të pamundurën, për ta kërkuar zotin Xhavit dhe brenda një dite arriti të sigurojë informacionin se zoti Xhavit është parë nga banoret pranë rrugës së varrezave në Lushnjë.