Librazhd, Hipoteka nuk njeh vendimin e gjykatës e nuk regjistron pronën.
Shkëlqim Facaj nga Librazhdi tregon në “Stop”, se ka blerë një pronë në këtë qytet në vitin 1999, por në vitin 2011 një tjetër person pretendoi pronësinë e të njejtit objekt.Cështja përfundoi në Gjykatë dhe kjo i fundit i njohur Shkëlqimit të drejtën e pronësisë, duke detyruar hipotekën të bënte regjistrimin.Por hipoteka pas shumë zvarritjeve, deklaroi, se nuk e njeh vendimin e gjykatës, pasi objekti ka mbivendosje?!…Në këtë moment, përmbarimi detyrohet të gjobisë me 300 mijë lekë të vjetra zyrën e regjistrimit të pasurive në Librazhd.
Prefektura e Fierit nuk njeh vendimin e DAP dhe punonjësin-fitues.
Zamir Qezari, një qytetar nga Fieri, denoncon funksionimin e Prefekturës,që nuk e fut në punë, edhe pse ai ka fituar konkurimin në DAP.Prefektura, në mënyrë qesharake ngre pretendimin, se ka kërkuar financier dhe jo specialist të burimeve njerëzore, sic është Zamiri.Cështja ka përfunduar në gjyq mes Prefekturës dhe DAP. Por vetë sekretari i përgjithshëm i përket gjithashtu listës fituese të DAP, gjë që provon, se prefektura vepron me dy standarde, për interesat e veta të ngushta.
Kthesa e Saukut, aksi “që ha jetë njerëzish”…?!
“Stop” ngre problematikën e rrezikut nga aksidentet rrugore në kthesën e Saukut. Në dy vjet statistikat flasin për 7 jetë të humbura dhe 14 të plagosur.Banorët ankohen dhe tregojnë, se pak kohë më parë, ARRSH vendosi në rrugë disa pengesa, të cilat u hoqën nga policia bashkiake.Specialisti i ARRSH, Astrit Zenelaj,premton, se do të ndërhyhet në sinjalistikë.Edhe administratori i njësisë numër 2, Elez Gjoza, premton ndërhyrjen në infrastrukturë, duke falenderuar “Stop”-in me shprehjen “më mirë vonë se kurrë”…!