Stop -EMISIONI 213 (SEZONI 4) 26 qershor 2019-Cërrik/ I presin kempin dhe e nxjerrin borxhli me 700 mijë lekë.

“Stop” është ndalur në Cërrik, për një problem të zonjës Liri Miraka. Ajo tregon, se bashkëshorti i saj, Gëzimi, është i sëmurë me diabet me 5 insulina në ditë. Në vitin 2015 ata bënë dokumentat për kemp, që e përfituan për 3 vjet. Por në muajin prill, gëzimi nuk e mori më kempin dhe i thanë, se dosja kishte shkuar për verifikim.Tashmë jo vetëm i kanë prerë kempin, por e kanë nxjerrë debitor e duhet të kthejë 700 mijë lekë të vjetra.Në Institutin e Sigurimeve Shoqërore të Cërrikut, Roxher Ibrahimi, Inspektori pritës shpjegon, se dosja është gjetur e parregullt nga auditi.Në ISSH-në e Elbasanit, Jonida Beqiri, kryetare e degës së përfitimeve,thotë, se rasti është vlerësuar, që nuk përfiton, me arsyetimin, se ka derdhur kontribute. Vendimi i kempit epror, sipas saj, është i pakontestueshëm.

Ekskluzive/ Stop zbulon si u mor vendimi i djegies së mandateve.


Në Kukës pati dje protesta nga ana e opozitës, për të kundërshtuar aktivitetin elektoral të kryeministrit Rama dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në 30 qershor.Por edhe në Kukës u pa, se aktet e dhunës nuk ishin më një alternativë, pasi protestuesit u shtynë me policinë, pa incidente të forta.Delegacioni i OSBE-ODIHRIT ishte sot në zyrën e kreut demokrat Basha.Rama hodhi në gjyq gazetarin gjerman të gazetës “Bild”, që publikoi përgjimet për korrupsionin elektoral.Komisioni i ligjeve miratoi ngritjen e një komisioni hetimor për presidentin Ilir Meta, i cili nxorri një dekret për cdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit.Në studion e “Stop” flet nënkryetari i kuvendit dhe deputet i PD-së, Myslim Murrizi, i cili komenton situatën politike dhe tregon për herë të parë publikisht, sesi u mor vendimi për djegien e mandateve nga ana e PD-së.

Investigimi i Stop/ Dështimi i tenderit të dezisektimit, pengesë për turizmin.

Në datën 11 qershor “Stop” transmetoi problematikën e mungesës së dezinfektimit në plazhe.ISHP nisi procedurat për dezinsektimin e zonave bregdetare nga mushkonjat.Pas denoncimeve për korrupsion në strukturën e posacme pranë kryeministrisë, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, konstatoi shkeljet dhe rekomandoi anulimin e tenderit dhe shkarkimin e 8 punonjësve të ISHP-së.Por rekomandimet e saj nuk u zbatuan kurrë.Vetë ISHP në përgjigje të interesimit të “Stop” tha, se punonjësit kanë reflektuar, ndaj nuk janë shkarkuar. Ndërsa procesi i dezinsektimit mund të kryhet fare mirë edhe në qershor.Sot që sezoni turistik ka nisur, asgjë nuk është bërë dhe turistët në Shëngjin shprehen, se nuk mund ta përballojnë këtë situatë, pasi nuk kanë qetësi nga insektet, as në plazh e as në gjumë.

Të Fundit