STOP – EMISIONI 213 (SEZONI 2)

Skandali i nxënësve fiktivë në Cermë, Ministria e Arsimit interesohet për rastin.
Një ditë më parë “Stop” transmetoi rastin e shkollës në Cermë të Sipërme të Lushnjes, ku 85 nxënës ishin regjistruar në mënyrë fiktive, pa e parë kurrë derën e shkollës. Sot Ministria e Arsimit ka kërkuar informacion për skandalin në fjalë. “Stop” i rikthehet edhe një herë rastit të mjekut të sanatoriumit Fatmir Caushi, i cili u kap nga kamera e fshehtë e emisionit, ndërsa merrte 600 mijë lekë nga një i afërm i pacientit të tij.Por në mënyrë absurde prokurori Ndini tavani, pushoi cështjen, edhe pse gjithcka u shfaq me zë dhe figurë.

Hemodializa, “dështimi me sukses” i shërbimit, QSUT nuk ka reagentë.
Një ndër krenaritë e deklaruara të kryeministrit Rama ka qenë partneriteti publik-privat për hemodializën. Por “Stop” sjell sot ankesat e pacientëve, të cilët thonë, se në QSUT nuk ka reagentë për analizat e tyre, ndaj detyrohen t’i drejtohen privatit me kosto të lartë.kryetari i shoqatës për këtë kategori, Agim Gjyla tregon, se ata, që nuk kanë para, për analiza në privat, janë të destinuar të vdesin.Të njëjtën problematikë pohon edhe Alma Sheme, nënkryetare e shoqatës për dializën.Kamera e “Stop” verifikon kushtet në repartin e hemodializës, të cilat lënë për të dëshiruar.

Skandal, paguan parkim në portin e Durrësit, por e gjen makinën të shkatërruar.
Një vit më parë “Stop” trajtoi një skandal në portin e Durrësit.Makinat e parkuara aty ishin kthyer në tualete publike. Por sot e njejta problematikë përsëritet.Eugjen Brace tregon, se kishte paguar para parkimi, por e gjeti makinën të shkatërruar.Gazetarja iu drejtua kompanisë gjermane Afto, që menaxhon parkimin. Por përgjigja ishte, se ata vjelin vetëm paratë. Përgjegjësinë për sigurinë e kanë forcat e sigurisë…?!

Të Fundit