Pak ditë më parë para ambienteve të Televizionit Klan është paraqitur qytetarja Sidorela Nasufi bashkë me të birin e mitur. Ajo kërkonte ndihmë, pasi pretendonte, se kërcënohej nga vjehrra dhe motra e vet. Sidorela 30 vjecare dhe i biri 4 vjec, ishin në qiell të hapur. Gazetarja e “Stop”, pasi kupton, se gruaja në fjalë kishte probleme me ekuilibrin psikologjik, fillimisht e priti dhe e qetësoi zonjën.Më pas gazetarja komunikon me bashkëshortin e zonjës, Kontian Nasufi, i cili nuk do, që të ketë të bëjë me Sidorelën, por thotë, se duhet t’ia cojë djalin, pasi ai vetë nuk ka kohë ta marrë.Më pas komunikimi ynë vijon me Kryetarin e Bashkisë Tiranë, dhe ky fundit vë në dispozicion 5 drejtori të Bashkisë, përfaqësuesit e të cilave, bashkë me Urgjencën dhe policinë, vijnë në ambientet e TV Klan, dhe japin zgjidhje për ndihmën shëndetsore dhe strehimin e Sidorelës.
Disa nga shërbimet, që kanë filluar të kushtojnë gjithmonë e më shumë, janë ato të berberit. Gazetari i “Stop”, që realizon rubrikat e humorit, është maskuar si berber dhe të paktën për një ditë, u ka ofruar qytetarëve të Tiranës, qethje dhe rruajtje falas.
Emrah Malaj, është një i ri nga Malësia e Madhe dhe para disa muajsh, bëri një kurs profesional për hidraulik, ofruar nga Shërbimi Profesional Shkodër.Mirëpo, katër muaj pas përfundimit, ende nuk ka një certifikatë, sepse i thonë, se nuk ka kartona.Emisioni “Stop” u kërkoi shpjegime drejtuesve të institucionit dhe kështu pas interesimit, ky i ri si dhe të gjithë studentët, arriti të pajiset me certifikatë, një ditë më pas.