STOP-EMISIONI 210(Sezoni 6) 25 Qershor 2021- Mashtrimi/ nigeriani i zhvati parate, duke e shpallur fituese te 100 mije eurove.

Një zonjë nga Fieri është mashtruar nga një person i huaj në Facebook. Një mesazh, e bënte atë fituese të plot 100 mijë eurove. Por, që te merrte certifikatën e cmimit, duhej të dërgonte para herë pas here, me anë të transfertave. Personi, që sipas prefiksit dhe adresës së transfertave, është një shtetas nigerian, i dërgonte disa emra dhe të dhëna dhe zonja bënte transferta. Në total ajo dërgoi 1800 euro, derisa kuptoi, se kishte rënë pre e një mashtrimi.Nga numri i shpeshtë i transfertave, asaj i është bllokuar karta e identitetit.Po të shohim profilin në facebook, me të cilin ka komunikuar zonja, shohim, se aty publikohen video me para dhe lojra absurde, ku njerëzit duhet thjesht të komentojnë dhe të shpërndajnë postimin. Në ktë mënyrë mund të fitojnë 180 mijë euro, apo 200 mijë euro.Eksperti i internetit dhe teknologjisë kompjuterike,Tomi Kallanxhi, jep disa këshilla, duke nënvizuar, se nuk duhen dërguar para përmes transfertave të shpejta, por vetëm përmes bankave. Kallanxhi thotë, se raste të tilla as nuk mund të zgjidhen, pasi nuk mund të arrestosh dikë në Nigeri.

Kur sezoni turistik ka nisur, Durrësi është i mbytur nga plehrat.Në Fier kaseta elektrike e një pallati është e hapur dhe fëmijët, që luajnë aty, rrezikojnë jetën në cdo moment.Në Lezhë shtyllat elektrike mbahen tek njëra-tjetra në mes të rrugës. Në Butrint turistët bëjnë shëtitje me varka e lundra të rrezikshme. Janë këto disa nga episiodet, që shfaqen e komentohen në pjesën e parë të emisionit, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”.

Jemi ndalur në Has, për inagurimin e shtëpisë së re të familjes Gocaj, e cila ishte djegur prej energjia elektrike. Familja prej 5 anëtarësh ishte strehuar në një dhomë, ku jetonte gjyshi i tyre. Rexhep Xhota nga Kosova, i cili ka qenë pjesë e UCK-së, ndihmoi zotin Isa Gocaj, që të bëhej me shtëpi të re.Xhota thotë, se historia e familjes Gocaj e preku, ndaj vendosi të bëhej pjesë e zgjidhjes.Presidenti i “Fundjavë ndryshe”, Arbër Hajdari tregon, sesi u arrit në konkretizimin e shtëpisë re, falë ndihmës së donatorit.

Të Fundit