STOP-EMISIONI 208(SEZONI 7) 21 Qershor 2022- Borsh, aksidenti ku humbi jeten 17 vjecarja, dyshimet e forta te se emes. – Stop
STOP

STOP-EMISIONI 208(SEZONI 7) 21 Qershor 2022- Borsh, aksidenti ku humbi jeten 17 vjecarja, dyshimet e forta te se emes.

Alketa Duro denoncon në “Stop” manipulimit e aksidentit, që i mori jetën vajzës së saj 17 vjecare Ana.Ngjarja ka ndodhur në 15 mars 2019 në plazh Borsh. Dy të rinjtë ishin me makinën e familjes së vajzës, pasi familjet ishin në dijeni të lidhjes së Anës me të riun Roberto Dhuli.Atë pasdite rreth orës 17:00 cifti i të rinjve ishin anës plazhit dhe në mënyrë të cuditshme makina del nga kontrolli dhe bie në një kanal kullues në anë të rrugës. Automjeti kthehet përmbys dhe si pasojë humb jetën 17 vjecarja, ndërsa djali shpëton.Nëna e të ndjerës ka dyshime për humbjen e së bijës.Cështja e aksidentit Borsh duhej të hetohej nga Prokuroria e Vlorës, por në mënyrë të cuditshme, këtë dosje e mori Saranda, prokurori Lorenc Merkuri. Ky i fundit pas 4 ditësh e mbylli hetimin e aksidentit, duke bërë fajtore viktimën. Hetimi u shkatërrua pa filluar, pasi trupit të të ndjerës nuk iu bë autopsi, për të kuptuar shkaqet e vdekjes. Apeli i Gjirokastrës evidenton të gjitha këto mëngësi.Cështja e aksidentit Borsh u trajtua si lojë ping-pongu, duke kaluar në Sarandë, Gjirokastër,Vlorë e Tiranë. “Stop” ka mësuar, se së fundi cështja ndodhet në Vlorë, në dorë të prokurores Flora Çela.

Një vit më parë transmetuam një ankesë nga qytetari Leonard Nuka. Në vitin 2017 në Bulevardin Blu në zonën e Kamzës, kishin ndodhur dy aksidente e ishin dëmtuar dy automjete. Për këto aksidente akuzohej Leonard Nuka, i cili thotë, se nuk ka as makinë e as patentë, por i kërkojnë të paguajë 1 milionë e 200 mijë lekë të vjetra. Leonardi ynë është nga Berati dhe ka marrë thirrje për gjyq nga kompania Eurosig.Pasi e futëm në rrugën e zgjidhjes problemin, Leonardi na njofton, se sërish e kanë thirrur në gjyq. Ne u drejtuam edhe një herë në kompaninë Eurosig, ku na shpjeguan, se janë ndërruar gjyqtarët për shkak të vettingut, ndaj zoti Nuka duhet të paraqitet edhe në seancën e tetorit 2022, për të pushuar cështjen.

“Stop” ka siguruar dosjen e aksidentit në Borsh në mars 2019, si pasojë e të cilit humbi jetën një 17 vjecare. Në dosje mungojnë fotot e momentit të aksidentit, kur makina ka qenë brenda në kanal përmbys.Avokati Zaçe Islami, i cili përfaqëson nënën e vajzës na tregon detaje nga pasaktësitë e hetimit.I dashuri i vajzës Roberto Dhuli, në fillim ka treguar, se ka dalë nga ana e pasagjerit dhe andej ka dalë. Por ekspertët thonë, se djali ka dalë nga ana e shoferit, sepse nga ajo anë xhami ishte hapur, ndërsa ana e pasagjerit ishte i mbyllur. Kjo vërtetohet edhe nga fotot e makinës pas aksidentit.Detaje të tjera janë zhdukja e dëshmitarëve, që kanë qenë aty pas aksidentit.Dy policët e komisariatit Himarë nuk jane thirrur në gjyq për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa një tjetër dëshmitar është zhdukur fare nga dosja.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *