STOP-EMISIONI 204(Sezoni 8) 14 Qershor 2023-Paguajne kusheriren t’i sherbeje babait, i merr shtepine me letra flase.

Artan Deliu, tregon, se është trashëgimtari i Shefqet Deliut dhe bashkë me të atin kanë blerë një shtëpi në vitin 2004 te “Gora shpk”, për 16 mijë euro. Babai, 94 vjec, u sëmur dhe për të u kujdes Lumturi Shabani, vajza e xhaxhait për 3 muaj me pagesë 200 mijë lekë. Kur babai u shtrua në spital, Artani dëgjoi, se Lumturia po bënte letrat e shtëpisë. Pyet të atin, se mos ka bërë ndonjë akt dhurimi, por ai e mohoi.Në janar 2023 babai ndërroi jetë dhe Artani nisi procedurat e trashëgimisë. Në këtë moment zbulon, se Lumturia i ksihte marrë shtëpinë. Vjen nga Greqia dhe gjen njerëz në shtëpi, që banonin me qira.Artani bën denoncim në Polici dhe i vjen komshiu poshtë Armando Lleshi, që ishte blerësi i shtëpisë nga Lumturi Shabani.Artani zbulon, se Lumturia e ka blerë shtëpinë nga Joni shpk, ndërsa i ati i tij nga Gora shpk.Bëhet fjalë për të njejtën firmë, që ka ndryshuar emër.Noteri Gergji Donkoli thotë, se Lumturi Shabani ka falsifikuar letrat, ndaj bëjnë denoncim te Krimi Ekonomik.

Jemi në rrugën Llami Bonata për problemin e zonjës Emire Simaku, banore e pallatit numër 9 në Kombinat, që u shemb në nëntor 2022, pasi rezultoi me dëmtime të pariparueshme nga tërmeti. Zonja thotë,se ka qëndruar deri në momentet e fundit e më pas ka bërë letrat për bonus qiraje. Në përfundim i kanë thënë, se ka fituar vlerën 100 mijë lekë të vjetra.Në ambientin, ku zonja me bashkëshortin jetojnë, ata paguajnë 280 mijë lekë qira. Nga pensionet ju mbeten vetëm 180 mijë lekë të vjetra, që shkojnë për ujë, drita e telefon. Për t’u ushqyer i ndihmojnë fëmijët. Duke qenë se të moshuarit kanë qëndruar në apartament deri në momentin e fundit, ata e kanë humbur mundësinë të përfitojnë nga bonusi i qirasë i tërmetit. Sot ata trajtohen me bonus normal si të pastrehë me 100 mijë lekë të vjetra.

Me kameran e fshehtë të “Stop” vetë qytetari Artan Deliu takon Lumturi Shabanin dhe i kërkon llogari, se cfarë letrash kishte për shtëpinë, që e konsideron të vetën. Por ajo i përgjigjet, se ka shtet, ku do të shpjegohet.Qytetari Artan Deliu shkon tek zyra ligjore e firmës Joni shpk dhe aty nuk e sqarojnë, se pse e kanë bërë këtë veprim.Ditën tjetër vetë përgjegjësi i zyrës deklaron, se këtë gjë nuk e ka bërë ai, por fajin ia ngarkon Vjollca Hoxhollit administratores së firmës Jon shpk. Ai i sugjeron, që të bëjë kallzim, ose t’i kërkojë hyrje tjetër Hoxhollit, pasi ëshë faji i saj.

Të Fundit