“Stop” është ndalur në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, për një denoncim nga qytetari Besnik Allushaj. Ky i fundit jeton në këtë zonë prej 33 vjetësh, por nga viti 2016 deri më sot, nuk është pajisur me leje legalizimi.Allushaj tregon, se k paguar 3 milionë lekë me zarfin e 3-të të procedurës, por tek Aluizni para 3 vjetësh i thanë, se zona e tij është zonë arkeologjike. Si të mos flitej për të njejtën zonë, komshinjtë kufitarë janë pajisur me leje legalizimi. Dy specialistë të Aluiznit përgjigjen, se zona ku ka shtëpinë Besnik Allushaj, është zonë arkeologjike e tipit A. Përsa i përket komshinjve, ata ta gëzojnë dhe varet, si e kanë marrë dhe kur kanë aplikuar,- thonë specialistët.Kur me Aluizni-n përballet gazetarja e “Stop”-it, Artan Beqiri thotë, se Besnik Allushaj, ka një shans të dytë, si banues i hershëm dhe objekt i vjetër. Madje dhe paratë, 3 milionë lekët,do t’i kthehen mbrapsht.
Spiropali i reciton Princ Vidit, Ralf Gjoni kërkon “kingdom of Albania”.
Për situatën politike në vend, “Stop” sjell në vëmendje një spot elektoral të PS-së në vitin 2017 me tërheqje litari. Ajo, që po ndodh sot në emër të “Shqipërisë që duam”, është tërheqje nga palët në llogore, derisa litari të këputet.Në seancën e sotme parlamentare, që debatoi rezolutën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, Elisa Spiropali recitoi një poezi për Princ Vidin dhe Haxhi Qamilin. Nga ana tjetër, deputeti i LSI-së Ralf Gjoni propozoi që Shqipëria të votohet si monarki parlamentare, pasi do të ishte dhe sexy “kingdom of Albania”.
Administratori i njësisë 6 përballet me shkeljen: ika, po rrëshket një kodër…!
Në 1 gusht 2015 u prezantuan 24 administratorët e rinj të kryeqytetit, mes të cilëve Adriatik Merko u vu në krye të njësisë numër 6. Në redaksinë e emisionit “Stop” ka mbërritur informacioni, që Merko është student i universitetit të drejtësisë, krahas punës si administrator. Në bazë të informacioneve zyrtare Adriatik Merko ndjek studimet në vitin e dytë bachelor ditën.Gazetarja i drejtohet vetë administratorit, i cili fillimisht thotë, se e ka lënë shkollën dhe po kërkon ta kthejë part-time.Por kur gazetarja i thotë, se ai është student edhe sot, që flasim, administratori cohet papritur e i thotë, të kthehet nesër, pasi po i rrëshket një kodër…!!!