STOP-EMISIONI 203(Sezoni 8) 13 Qershor 2023-Konflikt me vegla pune, kalvari me 3 ekspertiza e 4 hyrje ne burg.

Besnik Karaxha tregon, se në vitin 2013, djali i tij konfliktohet me disa persona për një motiv banal, me një vegël pune. Konflikti agravon dhe shkon në dhunë, ku përfshihet edhe vetë Besniku. Arrestohen të dy dhe gjykata vendos “burg pa afat”. Nga ekspertiza e parë, që doli plagosje e lehtë, lirohen dhe Besniku qëndron arrest shtëpie, ndërsa i biri me detyrim paraqitje. Pasi doli ekspertiza e tretë, Besniku dënohet me 5 vite burg dhe djali i tij me 3 vite e 6 muaj. Në vitin 2015 arrestohen.Besniku tregon, se në vitin 2015 u arrestuan dhe po kryenin dënimin në IEVP Fier. Në 31 dhjetor 2015 bënë kërkesë në gjykatë për të përfituar nga amnistia e vitit 2015. Gjykata e Fierit e rrëzoi kërkesën e Besnikut dhe Gjykata e apelit e aprovoi, duke e liruar në 2017-ën. Djalit ende nuk i kishte dalë data e gjyqit.Nga ana tjetër, djalit i refuzohet nga Gjykata e Fierit dhe i pranohet nga Gjykata e Apelit të Vlorës. Lirohet dhe prokurori bën rekurs në Gjykatë të lartë. Gjykata e Lartë e kthen sërish në burg. Besniku e con në Gjykatën kushtetuese dhe Gjykata Kushtetuese e shfuqizon vendimin e Gjykatës së Lartë, duke e kthyer sërish për rigjykim dhe e liron djalin e tij.Në vitin 2023, në mars, Gjykata e Lartë sërish vendos ta kthejë në burg, pasi thuhet, se nuk përfiton nga aministia e vitit 2015.Prej vitit 2013 e deri tani në 2023-shin, Besniku endet nëpër seanca gjyqësore dhe djali arrestohet për të katërtën herë.Avokat Eridi Sherifi thotë se kjo është një kambanë alarmi për sistemin e drejtësisë.

Kemi pyetur qytetarët e Tiranës, se cila ka qenë cmenduria më e madhe, që kanë bërë për dashurinë.Përgjigjet e brezave të ndryshëm ndajnë koncepte të ndryshme për këtë. Një grua thotë, se sot ka vetëm interes për paratë dhe jo dashuri të vërtetë.Ndërsa një vajzë shprehet, se ka kaluar nga ballkoni i saj tek ballkoni i të dashurit , duke i lënë prindërit jashtë.

Në 30 dhjetor të vitit të shkuar transmetuam ankesën e zonjës Majlinda Kola, e cila në vitin 2018, bleu një apartament 2+ 1, me sipërfaqje 107 m2 nga Albana Mylyshi. Kontrata e shitblerjes u bë nga noterja Vitore Biba. Po në atë vit Majlinda u pajis me certifikatë pronësie dhe prona ka qenë e pabllokuar. Por kur Majlinda donte ta shiste apartamentin, ai rezultoi i bllokuar, pasi ishte ngatërruar nga kadastra me hyrjen e komshiut.Për këtë rast iu drejtuam Kadastrës së Rrëshenit, ku Klajdi Doda, tha, se ishte bërë një gabim në hedhjen e të dhënave dhe zonjës i del prona e bllokuar. Ky problem u përcoll në Lezhë.Kryeregjistruesi i Kadastrës në Lezhë, Gentian Malotaj, premtoi ngritjen e një grupi pune për zgjidhjen e këtij problemi.Ndonëse u premtua zgjidhje, kjo nuk ndodhi.Ne interesohemi sërish te Urbanistika dhe drejtoresha na thotë, që nuk është në dijeni të problemit, por do ta verifikojë e zgjidhë atë. Qytetarja Albana Mylyshi me ndihmën e gazetares së “Stop” bën ankesën tek Urbanistika dhe ASHK nga fillimi.

Të Fundit