Lazdrim Latifi denoncon në “Stop” manipulimin e provave të aksidentit të ndodhur në nëntor 2016 në rrugën “Komuna e Parisit”, si pasojë e të cilit, ai humbi një kmëbë.Ishte ora 23.00 e mbrëmjes dhe Lazdrimi ishte në rrugën kryesore pranë Qendrës Kristal, kur i preu rrugën një makinë, që vinte nga rruga dytësore, për të hyrë në kryqëzim.”Stop” ka siguruar pamjet e kamerave të bizneseve aty pranë, që tregojnë rrethanat e ngjarjes.Eksperti rrugor, Fatmir Hasho tregon problemet, që ka ky kryqëzim në sinjalistikë. Ai shpjegon, se përparësi në këtë kryqëzim, kanë mjetet, që janë në rrugën kryesore.Prokurori Ylli Pjetërnika fillimisht arrestoi dy ekspertët per falsifikim të provave të aksidentit, por në fund pushoi cështjen, pavarësisht se provat ishin të shumta e të pakundërshtueshme.Pas shumë përpjekjesh nga ana e Lazdrimit, cështja u rihap në Prokurorinë e Tiranës nën drejtimin e prokurorit Fatmir Hoxha, por edhe këtë herë përfundimi ishte mosfillim i cështjes, duke falsifikuar deklaratën e të dëmtuarit dhe firmën e tij.Sot i gjithë procesi është në Gjykaten Administrative dhe gjyqtari Arben Ahmetaj e ndau fajin 70 me 30 mes entit të rrugëve dhe drejtueses së automjetit, duke pasur parasysh se ligji thotë, që shkaktari determinant me 100 të fajit dëmshpërblen të dëmtuarin.
Sot përkujtohet 142 vjetori i lidhjes së Prizrenit.Opozita parlamentare, e përfaqësuar nga krerët e grupeve parlamentare, ishte në zyrën e Gramoz Rucit për të ushtruar presion për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Lefter Maliqi e Myslym Murrizi thanë, se nuk do të votojnë ndryshimet në reformën zgjedhore, pa lista të hapura e pa siguruar votën e emigrantëve.
Më 22 prill të 2020-ës, emisioni Stop transmetoi rastin e qytetarit Ardit Xhakja, i cili tregoi, se para pandemisë punonte si kamarier në Vibas Lunch Bar. Pas mbylljes së detyruar të aktivitetit, pronari i lokalit aplikoi për pagën e luftës, por emri i Arditit rezultonte i regjistruar në një subjekt tjetër “Bar caffe Panorama”, ku ai kishte punuar vetëm 20 ditë para 7 muajsh.Pronari i Bar Caffe Panorama Gjergj Topalli, tha, se bëhet fjalë për një gabim të ekonomistes dhe premtoi zgjidhjen e problemit. Pas ndërhyrjes së emisionit Stop, Ardit Xhakja rezulton përfitues i “Pagës së Luftës” në paketën e dytë.Ai falenderoi emisionin “Stop” për zgjidhjen e problemit.