STOP-EMISIONI 202(Sezoni 8) 12 Qershor 2023-Ben sherr me shefin e kampit ne Zvicer, e cojne ne klinike e dendin me ilace.

Në vitin 2018 Ilir Telhaj kërkoi azil në Zvicër. Ai tregon, se ka qëndruar në kamp, në azil në Zvicër dhe aty ka patur një përplasje me drejtuesin e kampit. Për këtë shkak e kanë cuar në një klinikë mjekësore, ngaku sipas tij, doli i sëmurë, nga mjekimi i panevojshëm. Iliri thotë, se ka patur dëmtime të mëdha psikologjike dhe fizike, derisa e kanë sjellë në Shqipëri, ku është mjekuar dhe përmirësuar.Iliri shprehet, se ai donte të ngrinte, një padi kundrejt klinikës, por që ta bënte këtë, duhet të kthehej në Zvicër dhe kështu veproi. Kërkoi sërish azil. Shkoi dhe ndoqi procedurat dhe tashmë cështja është në gjykatë. Iliri kërkon të rikthehet në Shqipëri, pasi gjendja e tij nuk është e mirë, por nga autoritetet në Zvicër, i kërkohet, që të tërheqë denoncimin, në mënyrë, që të kthehet në Shqipëri. Ai thotë, se ndihet sikur është marrë peng.Ekspertja e së drejtës ndërkombëtare Evelina Celaj shpjegon, se për këtë rast duhet të zbatohen të drejtat e shtatasve dhe nuk duhen bërë gabime të tilla, pasi qytetari, nëse është i aftë për të vepruar, sipas dokumentave mjekësore, ai ka të drejtë ta ndjekë cështjen nga Shqipëria.Pas ndërhyrjes sonë, z.Tellhaj në njofton, se do të kthehet në Shqipëri.Ai komunikoi me ambasadën tonë në Zvicër, që i tha, se nuk do ta mbyllë cështjen.

Sot është dita kombtare e dashurisë në SHBA. Një fans i emisionit “Stop” ka realizuar një montazh me një emisionin të transmetuar, ku drejtoresha e shkollës porosit rojen, që t’u thotë gazetarëve gjithmonë, se ajo nuk ndodhet.Një video e një qytetari tregon një motorr, që tërheq një golf 3.Një qytetar tjetër, tregon, se pana, që ka blerë në market, është e skaduar.

Jemi në zonën e Astirit për problemin e zotit Vladimir Hysa, i cili në vitin 2012 bëri porosi një apartament në katin e dytë në pallatin, që ndërtonte firma “Jon shpk me administratore Vjollca Hoxholli. Por në përfundim të pallatit, ky apartament u zu nga një tjetër person. Z. Hysa tregon, duke qenë, se punimet mbetën në gjysëm, ai investoi vetë në dyer, dritare e pllaka, që sot i gëzon dikush tjetër.Me bashkëshortët Hysa, Vladimir dhe Valentina, shkuam tek apartamenti, ku Isufi, që e kishte marrë apartamentin, ia ka shitur dikujt tjetër, që jeton tashmë aty. Ju drejtuam kadastrës, ku na u tha, se për këtë apratament, është bërë legalizimi dhe certifikimi në emër të zotit Isuf Koltraka nga Drejtoria rajonale Rurale 2, në bazë të një kontrate porosie me “Gora shpk”. Përfaqësuesja ligjore, e firmës, Alberta Gega, thotë, se shkelja është bërë nga kadastra dhe pronarët janë bashkëshortët Hysa.

Të Fundit