Jemi në Milot, pasi nga 960 abonentë, 400 prej tyre dalin debitorë në vitet 2007-2013, vite, kur nuk ka patur fare ujë dhe banorët janë faturuar aforfe, për taksën e matësist të ujit. Banorët thonë, se janë faturuar nga 200- 500 mijë lekë te vjetra padrejtësisht.Të dëmtuarit nga kjo masë tregojnë, se kanë qenë të rregullt nga vitet 2013 -2023. Por tani kanë dalë debitorë për vitet 2007- 2013, pas plot 15 vjetësh.Gazetarja, bashkë me banorët e zonës, shkon tek zyra e ujësjellësit Milot, ku specialistja i thotë, se 400 abonentë janë debitorë në sistem. Për më tepër ajo i drejton në drejtori.Drejtori i zyrës së ujësjellësit Lezhë, i heq të gjitha përgjegjesitë për rastin, duke e kaluar topin në njësinë e shërbimit Kurbin.Në njësinë e shërbimit Kurbin na thonë, se sipas dokumentave, këta banorë rezultojnë debitorë në sistem. Por kur verifikojmë një rast, që ka libreze, fletë libri, dhe në sistem del debitor, punonjësi pranoi gabimin.
Cunat e Londrës kanë sjellë në redaksinë e “Stop” një video spektakolare. Ata kanë qenë në një dasëm në Angli dhe në video duket dhëndri, që shtyn nusen me një karrocë dore, ndërsa të afërmit e dhëndrit shtyjnë këtë të fundit.Në sfond dëgjohen edhe komentet e shqiptarëve, shprehin habinë e përdorimit të një karroce në vend të një makine luksoze.
Në 1 qershor transmetuam denoncimin e një qytetari, që pretendonte, se në zyrën e postës shqiptare në Kucovë, jepen pensionet edhe pa patur prokurë, madje pa kërkuar as dokument identifikimi të personit, që e tërheq. Ne shkuam për të verifikuar situatën dhe me lehtësi tërhoqëm pensionin e një pensionisteje, e cila nuk jeton në Kucovë. Gjithcka na u desh, ishin të dhënat e të moshuarës dhe numri i regjistrimit të pensionit.Pasi morëm pensionin e majit, nuk u mjaftuam me kaq. I kërkuam punonjëses së Postës edhe pensionin për qershorin, kundrejt një pagese nën dorë.Sërish mundëm të merrim edhe pensionin e qershorit, duke paguar për të dy muajt 15 mijë lekë të vjetra nën dorë.Pasi bëmë “eksperimentin e suksesshëm”, i dorëzuam zonjës së moshuar pensionin për dy muajt, duke i dhënë edhe diferencën e “ryshfetit”.Pas këtij transmetimi, Vjollca Xhaferraj, përgjegjëse e sektorit të shërbimeve financiare në drejtorinë e Postës, u shpreh, se punonjësja e Kucovës, e cila shfaqej në video, është pezulluar nga puna. Vec kësaj është ngritur një grup kontrolli dhe po hetohet në atë zyrë. Në përfundim të kontrollit, do të merren masat administrative për punonjësit e përfshirë në këtë skemë abuzive.