Vidhet shtëpia e gjykatëses: Më kanë marrë 2 mijë Euro dhe bizhuteri

Banesa e gjyqtares Shpëtime Pitaku ka rënë pre e një vjedhje nga persona të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Durrësit, aty ku dhe gjyqtarja Pitaku ushtron detyrën e saj.

Sipas burimeve të gazetares së Klan News, gjyqtarja Shpëtime Pitaku ka pretenduar se autorët i kanë marrë 2 mijë Euro dhe bizhuteri.

Për këtë rast policia ka nisur hetimet.

Të Fundit