Ilirjan Hoti, një qytetar nga Burreli, që jeton dhe punon në Torino, tregoi në emisionin “Stop” se prej 21 vitesh endet nëpër gjykata e institucione, duke mos e gëzuar dot pronën e tij. Gjithë kalvari i tij gjyqësor nisi në vitin 1996, kur 24 familje që banonin në pronën e tij, kërkuan të legalizonin ndërtesat.
“Duke u favorizuar nga vendimi i Komisionit të Kthimit të Pronave, me të drejtën e parablerjes, kam privatëzuar këtë objekt me sipërfaqe 935 metra katror. Kontrata e shitjes përbëhet nga ndërmarrja ushqimore, dega e privatizimit dhe unë. Për familjarët që në momentin e parë iu godit autorizimi dhe në të gjitha rastet përgjigjia erdhi negative, ndërsa për mua pozitive. Ata hapën proces gjyqësor dhe nga viti 1996 e deri më sot ka patur një mori vendimesh”, u shpreh denoncuesi.
Ai tregoi se në vendimin e fundit të Gjykatës së Apelit Tiranë u vendos rrëzimi i kërkesë padisë nga ana e banorëve, si dhe detyrimin e tyre për të lidhur kontratë qiraje me të paditurin Ilirjan Hoti për sipërfaqen e ndërtesave, pronë e këtij të fundit, ku secili prej tyre banon. Këtë vendim e la në fuqi edhe Gjykata e Lartë.
Por çështja u ndërlikua edhe më shumë, pasi prona e tij sipas VKM-së, rezultoi shtetërore. Ndërkohë që Ilirjani është i pajisur me dokumente të rregullta dhe me vendimin e Gjykatës së Lartë.
“Kur unë kam kërkuar të regjistroj pronën, më vjen përgjigjia që kjo është pronë-shtet. Ky është absurdi që unë për 21 vjet jam pa pronë!”, tha i shqetësuar denoncuesi.
Gazetarja e emisionit “Stop” së bashku me Ilirjan Hotin iu drejtuan ish-ndërmarrjes ushqimore për të pyetur banuesit në këtë truall se kë njohin si pronar.
Gazetarja – Kë njihni pronar të…?
Banorja 1 – Ne nuk kemi ashtu… në fakt ai ia ka blerë… harroj si e ka pas emrin…, të thashë njëherë, ne ia kemi paguar dikujt, tani…
Gazetarja – Dëgjo Odetën, se ka dy mundësi: ose ia ke paguar këtij burrit këtu që është Ilirjan Hoti ose Bashkisë së Matit. Këto mund të shesin.
Banorja 2 – Ku di gjë unë. Erdhi tjetër para meje. Ajo ia ka blerë dikujt tjetër.
Gazetarja – Si ia ka blerë? Ia ke blerë kështu, thjeshtë me para?
Banorja 2 – Me para dore…
Gazetarja – Pse nuk shkon ta legalizosh?
Banorja 2 – Nuk legalizohet.
Gazetarja – Po ti moj zonjë, sa vite ke këtu?
Banorja 3 – 18 vjet. Kam hyrë për 19.
Gazetarja – Kujt ia ke blerë shtëpinë?
Banorja 3 – Unë ia kam blerë Xhevrie Nikës, me letra dore.
Gazetarja – Me letra dore, pa dokumente?
Banorja 3 – Jo, jo pa dokumente.
Gazetarja – Po ti e di që me letra dore nuk figuron e jotja? As e Xhevries, që ia ke blerë ti.
Banorja 3 – Po, nuk figuron as e saj, as e asaj që e ka pasur para Xhevrijes. Nuk figuron me letra.
Gazetarja – Keni dëgjuar se kush është pronari?
Banorja 3 – Na patën thanë që është ai, Ilir Hoti.
Gazetarja – Hajde pak këtu! Hajde pak…
Banorja 3 – Edhe nuk e dimë, se e kujt është si tokë.
Gazetarja – Të prezantoj me Ilir Hotin. Ky është Ilir Hoti.
Banorja 3 – Për Zotin nuk e dimë…ne kështu na kanë thënë. Thonin që është e Ilir Hotit.. ka ardhur për t’ju nxjerr Ilir Hoti, se kush ishte Iliri…
Gazetarja- Ky është Iliri…
Banorja 3 – Qofsh me jetë!
Ilirjan Hoti- Iliri asnjëherë me forcë nuk ka ardhë për t’ju nxjerrë!
Banorja 3 – Jo me forcë, as nuk të kam parë këtu!
Pra 24 familje kanë blerë pronë nga dikush që nuk është pronari. Vetë pronari u shpreh: “E gjithë ironia qëndron te fakti që unë jam pronar vetëm me letra. Siç shikohet prona gëzohet nga tjetërkush. Gjithë sakrificat e mia, që unë punoj emigrant në Itali, i kam lënë këtu dhe s’kam fituar asgjë!
Përpos kësaj, sipas vendimit numër 771 të Këshillit të Ministrave në vitin 2007, kjo pronë i kaluar pushtetit vendor.
Denoncuesi, i pajisur me kamerën e fshehtë të emisionit “Stop”, iu drejtua Bashkisë Mat për të diskutuar me kryetarin e tij. Në takimin e tyre u bashkua edhe juristi i institucionit, i cili tha se do ta zgjidhte këtë problem.
Juristi – Bashkia e ka bërë atë punë. Kur bashkia ka shkuar e ka marrë atë inventarin e pronave poshtë dhe ky s’e ka patur të regjistruar, e ka privatizuar dhe s’e ka regjistruar në emrin e vet. Ka marrë dokumentet.. i ka te rregullta dhe kur kemi shkuar ne…e zëmë ne…ato para nesh, ose shkojmë dhe ne sot. Për një pronë interesohemi, pyesim aty… është shtet.
Qytetari – Jo, nuk duhet të ndodhi sepse kontrata e shitjes bëhet në 4 kopje, njëra kopje thotë e mban Zyra ( ZVRPP Mat). Ti regjistroje për hesapin tënd si shtet në fund të fundit! Në procesin gjyqësor është plotësuar qartë, që pronari i vetëm dhe ë…
Kryetari i Bashkisë Mat – Këto vendime kanë qenë para se të kalonin apo pasi kanë kaluar?
Qytetari – Kanë qenë para mor burrë, kanë qenë para.
Juristi – Unë ia thashë dy variantet: Një variant është që t’i bëjmë shkresë Ministrisë së Brendshme, që t’i propozojë edhe Kryeministrisë për heqjen nga inventari, pasi është regjistruar gabimisht në inventarin…duke justifikuar dhe letrat, dokumentacionin mbrapa. Ka qenë privatizuar përpara se të dilte ky vendim. Ose me vendim gjykate. T’i drejtohet gjykatës, ngelet nëpër gjykata.
Kryetari i Bashkisë Mat – Si do veprojmë?
Juristi – Ne po e zgjidhim! Atëherë e përgatis unë dokumentacionin dhe javën tjetër e nisim.
Qytetari – Rrofsh, rrofsh!
Tani Ilirjan Hotit, pronarit të truallit që rezultoi shtetëror, i mbetet të presë nëse Ministria e Brendshme do të pranojë që prona e tij të hiqet nga lista e pronave-shtet.
Shqipëri-Kosovë, nga ndryshojnë “burrat” e shtetit?!…
Ditën e djeshme u përkujtua me një ceremoni zyrtare 140 vjetori i Lidhjes së Prizrenit. Por gjatë aktivitetit nuk munguan incidentet, kur kryeministri kosovar Ramush Haradinaj, u ngrit dhe tërhoqi nga podiumi një grua, pasardhësen e Mehmet Dërhallës, pasi nuk ishte në protokollin e fjalimeve.Në të kundërt Lulzim Basha është trembur nga fishekzajrret, ndërsa shihte ndeshjen e skuadrës së zemrës.
Solidaritet e bamirësi në “Stop”.
Pak ditë më parë “Stop” transmetoi rastin e të riut Genci Krashi, i cili në moshën 16-vjecare humbi dy gjymtyrë, këmbën dhe krahun e djathtë. “Fundjava ndryshe” dhe një grup studentësh honaldezë, ndihmuan Gencin për proteza, në mënyrë që ai të mund të lëvizë i pavarur.Gjatë fundjavës që lamë pas, Komuniteti Mysliman shqiptar dhe Medreseja, përmes emisionit “Stop” shpërndanë ndihma për familjet në nevojë me rastin e Natës së Kadrit.