Kemi udhëtuar drejt fshatit Hamallaj në Durrës për shqetësimin e Ermal Kokës, i cili ka një problem me shtesat e pensionit të babait të tij, që ka fituar statusin e minatorit. Prej një viti ka bërë kërkesën në Agjencinë e Sigurimeve Sukth, por punonjësi nuk ia kalon shtesat në vlerën 530 mijë lekë të vjetra, nëse nuk i jep atij 200 mijë lekë të vjetra. Një gjë e tillë faktohet edhe në regjistrimin e bisedës mes të dyve.Në fund Ermali detyrohet të paguajë, për të marrë atë që i takon dhe që katandiset si shprehja e kokoshit në një thelë.
Ditën e djeshme nisi punimet parlamenti shqiptar dhe Klintoni ishte atje dhe realizoi intervista me humor me të zgjedhurit tanë.Po ditën e djeshme ministrja e arsimit Besa Shahini deklaroi, se ka njoftuar kryeministrin Rama, se në fund të këtij mandati nuk do të jetë më në detyrë, në politikën shqiptare e Shqipëri. Në mars 2016 emisioni “Stop” transmetoi rastin e korrupsionit në konsullatën e Milanos, ku për një certifikatë martese jepej 1 mijë euro nën dorë. Në atë kohë ministri i jashtëm Ditmir Bushati e shkarkoi nga detyra dhe shërbimi diplomatik konsullen Luljeta Cobanaj. Por ministri i ri Gent Cakaj e ka rikthyer në shërbim zonjën Cobanaj në pozicionin e oficeres koordinuese për diasporën po në Milano.
Emisioni “Stop” transmetoi mbrëmë një kamera të fshehtë, që tregoi, sesa të pasigurta janë instucionet tona. Siguria e tyre iu besua kompanisë shtetërore, Illyrian Guard, por ne treguam, se roja i objekteve u punësua pasi dha 500 mijë lekë ryshfet.Më pas “roja ynë” hyri në një prej institucioneve të mbrojtura, AKEP, duke kaluar cdo pengesë e duke u ulur deri në zyrën e drejtorit. Të gjithë celësat e zyrave dhe të automjeteve iu dorëzuan gazetarit të”Stop”.Sot policia ka sekuestruar pamjet filmike për të kryer veprimet hetimore për rastin. Ndërsa në Akep askush nuk përgjigjet për nivelin e sigurisë, por kërkojnë që të mos filmohet as jashtë ambienteve të institucionit.