Kemi shkuar në Korcë, për të takuar Spiro Naumin, 86 vjec dhe Liljanën 77 vjece, dy bashkëshortë, që kanë 58 vjet të martuar. Marrëdhënia e tyre, sic ata pohojnë, fatkeqësisht është krisur. Të moshuarit thonë, se nuk kanë vendosur të divorcohen, por të mos jetojnë më bashkë në banesën e tyre. Prej disa kohësh secili banon në dhoma të ndara, ndërsa Spiro i kërkon bashkëshortes, që të lirojë dhomën dhe të largohet. Liljana, nga ana tjetër shprehet, se pasuria është e përbashkët, ndaj nuk ka ndërmend të ikë. 86 vjecari pretendon, se mungesa e raportit intim prej gati 20 vitesh, ka sjellë në këtë situatë. Ndërsa sipas Liljanës, ajo nuk i plotësonte dot nevojat, pasi ishte e zënë me rritjen e nipërve e mbesave.Ne i vumë përballë dy të moshuarit, për të kuptuar problematikën dhe synuar gjetjen e gjuhës së përbashkët.
Saimiri dhe Genti e nisin sezonin e ri të emisionit “Stop” me cadra plazhi me vete, të cilat, nuk kanë, se ku t’i ngulin.Kjo, pasi të gjitha hapësirat publike janë pushtuar nga bizneset private të cadrave dhe shezlonëve.Ilir Meta është shfaqur shumë aktiv këtë verë, duke merituar titullin “turisti i vitit”, apo edhe një medalje në lojrat olimpike të kësaj vere. Ne sjellim një kolazh me situatat më komike të ish-presidentit, që nga zhytjet në lumenj e mënyrat e tjera të ushtrimit të tij.Në fund Ilir Meta zbardh edhe sekretin e energjisë së tij, që është konsumimi i fasuleve 3 herë në javë.
Turizmi ka qenë tema më e diskutuar e sezonit veror.Ne kemi vëzhguar plazhet publike në vend përgjatë gjithë verës.Në Durrës ka disa tabela për plazhe publike, por sipas pushuesve,hapësirat për këto plazhe janë shumë të vogla e në vende të papërshtatshme, duke iu lënë gjithmonë e më shumë vend biznesit privat të cadrave e shezllonëve.E njëjta situatë edhe në Vlorë e plazhe të tjera të vendit. E kundërta ndodh në Itali apo Spanjë, vende me nivele shumë të larta të turizmit. Atje plazhet publike janë gjysma ose më tepër e hapësirave.Për të mos përmendur më pas mungesën e dusheve, tualeteve, apo koshave të plehrave, që ulin nivelin e shërbimeve dhe turizmit në Shqipëri.