STOP-EMISIONI 19(Sezoni 11) 26 Shtator 2025-Kadastra ‘”ngatërron” dy here rrugen me lagjen, qytetarja s’merr shtepine e vet.

Aurela Beqiri nga Elbasani iu drejtua emisionit tonë, pasi hasi probleme në marrjen e certifikatës së pronësisë, për një pasuri të dhuruar nga vajzat e saj. Gjatë aplikimit të parë në Kadastrën e Elbasanit, në dokument u shënua gabim lagjja si rrugë e në aplikimin e dytë, ndodhi e kundërta, rruga u bë lagjje. Pasi konstatoi këto gabime, Aurela iu drejtua noteres Teuta Hoxha, e cila bëri aplikimet përkatëse. Megjithatë, edhe pas përpjekjes së dytë, gabimet vazhduan. Kur znj. Beqiri shkoi vetë pranë Kadastrës së Elbasanit, punonjësit i thanë se e tillë dilte adresa në sistem. Pas interesimit të gazetares, Shpëtim Hala, Koordinator i Medias në Kadastrën e Elbasanit, pranoi se bëhej fjalë për gabim njerëzor dhe premtoi zgjidhje nga specialistët.Pas këtij kalvari, Aurela e mori cerifikatën dhe falënderoi emisionin “Stop” për ndihmën.

Një video, e bërë virale në rrjetet sociale, tregon, sesi është shndërruar një person, që për 33 vjet ka pirë vaj makine, jo pak, por 7-8 litra në ditë. Pamja e personit në fjalë të le me gojë hapur.

Në qershor të këtij viti transmetuam denoncimin e një qytetari, për një ngërç mes Gjykatës dhe Prokurorisë në Elbasan. Qytetari kishte kryer dy vitet e burgimit, sipas vendimit të Gjykatës së Elbasanit, por nuk i ktheheshin 2 celularët, që kishte para se të shkonte drejt qelisë. Më 27 maj 2025 doli nga burgu e të nesërmen bëri një shkresë në Prokurori për kthimin e sendeve, por nuk mori përgjigje. Interesimit tonë, Prokuroria e Elbasanit iu përgjigj, se është shprehur vetëm për personin dhe dënimin e tij, por jo për sendet personale, dhe për këtë “harresë”, duhet bërë një tjetër seancë.Pas transmetimit tonë, Gjykata e Elbasanit kreu një tjetër seancë, dhe Aldo Sabriut iu kthyen sendet personale, pra dy telefonat.Madje, për të provuar këtë, Aldo na telefon dy herë, nga të dy telefonat e tij të kthyer.

Të Fundit